
Përralla jonë




Përshëndetje miq të fermës Konti!
Unë jam Uendi.
Uendi!!! Një vajzë qyteti! Ha-ha-ha!

Shkolla Betim Muço



STOP! Kujdes more!
Desh më shtype!
Ah, Uendi! Nuk e di a do të përshtatesh dot atje në fermë.


Uendi ishte një princeshë që kishte humbur në pyll. Atë ditë ajo u gjend rastësisht në fermën Konti. Vallë ç'do të bëhet me të?

Betim Muço
SH. F. M. U. "Asdreni"

E humbur dhe shumë larg pallatit, Uendi ndiente pak frikë, por ishte gjithashtu e gëzuar, sepse po takonte shumë kafshë të ndryshme në pyll. Aty, ajo u njoh me Sarën, e cila i tregoi për gjyshen e saj që e kishte të sëmurë.












Kur Uendi rastësisht arriti në fermën Konti, aty e pritën shumë mirë. Të gjithë në fermë e trajtonin njëri - tjetrin si familje.





Mësuesja: Mirjeta Dreshaj







Mësuesja: Mirjeta Dreshaj
Princesha Uendi u kthye në pallat me ndihmën e fermer Kontit, duke kuptuar se lumturia nuk qëndron në pasuri, por në respektin mes njerëzve.



Princesha i gëzohej natyrës së bukur dhe nuk ngopej së vrapuari pas luleve ngjyra-ngjyra. Ndërsa mblidhte lule, aty pranë u shfaq një zanë.















Isa Boletini

- Unë jam zana e lumturisë. Sot qenke me të vërtetë e lumtur e unë do ta dyfishoj lumturinë tënde, por me një kusht të vetëm: dua që ti të bësh të lumtur njerëzit që vuajnë, t'u dhurosh atyre lumturi nga lumturia jote. Po të dhuroj globin e lumturisë që do të jetë provë për ty...
Mos harro! Globi është magjik dhe të plotëson vetëm dëshira që burojnë vërtet nga zemra...



Isa Boletini
Isa Boletini
Sapo mori globin në dorë, Uendi u shndërrua në një zanë hireplotë e shumë të bukur, me flatra të shndritshëm e në një vend krejt tjetër. Ajo duhej të plotësonte porositë e zanës së madhe, ndaj futi globin në xhep dhe vendosi të mblidhte një shportë me kërpudha për të bërë një sup të ngrohtë për gjyshen e Sarës.















Pa humbur kohë filloi të mblidhte kërpudhat me mendjen te gjyshja e Sarës. Ajo po mendonte ta merrte me vete gjyshen e sëmurë, sa të ngrihej pak e ta shëronte te mjeku i pallatit mbretëror.
Skender Luarasi



































E dinte që ky ishte hapi i parë për të ndihmuar, dhe në mendjen e saj, asgjë nuk ishte më e rëndësishme se të shihte gjyshen të shërohej. Pasi mblodhi kërpudhat, i vendosi ato në një shportë dhe e shpërndau aromën e ngrohtë të natyrës që e rrethonte.
Skënder Luarasi
Ajo ishte e sigurt që ky ishte udhëtimi që e do të ndryshonte gjithçka për të.
Një frymëmarrje e thellë dhe ajo bëri hapin e fundit. “Nuk ka më kthim,” tha me vete. Dhe me këtë mendim, ajo trokiti në derë.Dera u hap ngadalë, dhe ajo ndjeu se koha po ndalohej për një moment. Përpara saj qëndronte një dhomë e errët, e mbushur me tension dhe heshtje të thellë.Në dhomë, qëndronte gjyshja, e ulur në një karrige të lashtë, me duar të mbledhura në prehrin e saj. Sytë e saj ishin të ngarkuar me të njëjtën shqetësim që ajo vetë e ndiente, por gjithashtu të mbushur me dashuri dhe kujdes të thellë
Skënder Luarasi
Gjyshja e shikoi me mall e butësi, ndërsa vajza i afroi shportën plot me kërpudha të freskëta. “E dija që do të vije,” tha ajo me zë të ulët. “Ti gjithmonë ke ditur çfarë kam nevojë, pa thënë asnjë fjalë.
FIQIRI KURTI
FIQIRI KURTI
Vajza u ul pranë saj dhe nisi të përgatiste një çaj bimor, ashtu siç e kishte mësuar gjyshja dikur. Aroma e trumzës dhe lules së blirit përhapi një qetësi të re në dhomë. Ndërkohë, ajo filloi të tregonte histori të vogla nga pylli, nga kërpudhat që kishte gjetur, dhe si një kaproll e kishte ndjekur nga larg.
Gjyshja dëgjonte dhe buzëqeshte. Edhe pse e lodhur, sytë e saj ndriçonin nga prania e mbesës. Ishte pikërisht ajo dashuri që e mbante ende të fortë.
FIQIRI KURTI
Kur nata ra, dhe hëna u shfaq pas degëve të mëdha të lisave, vajza e mbuloi gjyshen me një batanije të ngrohtë dhe i pëshpëriti:
“Do të qëndroj këtu me ty… derisa të jesh më mirë.”




Lasgush Poradeci
Mëngjesi erdhi i qetë për të.
Ajo iu gëzua barit të njomë,kërpudhave dhe lepujve që po gëzonin ditën e re me diell





Lasgush Poradeci
Papritur gjyshja u bë vajzë e re.Ajo nisi të pikturojë në një letër të bardhë.Dhe fliste me vete duke thënë:-Sa më mungon shtëpia ime!

- Full access to our public library
- Save favorite books
- Interact with authors

- < BEGINNING
- END >
-
DOWNLOAD
-
LIKE(5)
-
COMMENT()
-
SHARE
-
SAVE
-
BUY THIS BOOK
(from $5.59+) -
BUY THIS BOOK
(from $5.59+) - DOWNLOAD
- LIKE (5)
- COMMENT ()
- SHARE
- SAVE
- Report
-
BUY
-
LIKE(5)
-
COMMENT()
-
SHARE
- Excessive Violence
- Harassment
- Offensive Pictures
- Spelling & Grammar Errors
- Unfinished
- Other Problem

COMMENTS
Click 'X' to report any negative comments. Thanks!