– Ky libër ka si synim njohjen e individëve në lidhje me fushën e dialektologjisë dhe edukimin e tyre nëpërmjet dialekteve, të cilat i japin Shqipërisë vlera të veçanta në dallim nga shtetet e tjera.
– Në këtë libër gjithashtu do të mësojmë shumë rregulla dhe veçori që i dallojnë dialektet ndërmjet tyre.

1. Çfarë është dialektologjia?
Termi dialektologji rrjedh nga greqishtja e vjetёr “dialektos” e folme, bisedё dhe logos-shkencё, dije. Ështё degё e gjuhёsisё e cila merret me studimin e dialekteve,d.m.th me studimin e gjuhёs sё folur popullore. Merret me variantet gjuhёsore tё njё gjuhe tё pёrbashkёt.
- Dialektologjia shqiptare merret me veҫoritё dalluese dhe tё pёrbashkёta gjuhёsore.
- Gjuha ёshtё si qenie e gjallё. Ajo zhvillohet nё drejtime tё ndryshme, sipas mjedisit ku pёrdoret.
- Diferencimi dialektor i gjuhёs shqipe ёshtё rrjedhojё historike e rrethanave ekonomike, politike e kulturore, qё nga periudha antike e deri nё ditёt e sotme.
- Gjuha e njё kombi karakterizohet nga njё unitet, ndёrsa ka edhe dallime nga njё shtrirje nё tjetrёn. Me studimin e veҫorive dalluese dhe tё pёrbashkёta, pra, merret dialektologjia.
2. Rëndësia e dialektologjisë
-Njohja dhe studimi i imët i dialekteve janë themelore për të gjitha studimet gjuhësore: për fonetikën, për morfologjinë, për sintaksën dhe, pa dyshim, semasiologjinë dhe frazeologjinë e gjuhës. Në mënyrë të veçantë, të dhënat dhe studimi i dialekteve janë me rëndësi për historinë e gjuhës.
-Të dhënat e dialekteve janë të rëndësishme, sepse në to na jepet një pamje e të folmeve apo e dialekteve nëpërmjet të folurit të rrjedhshëm e të gjallë, ashtu siç rron në gojën e informatorëve të thjeshtë, pa ndonjë përpunim a tehollim libror.
-Shumë studiues kanë shtruar nevojën e studimit sistematik dhe të menjëhershëm të dialekteve, sepse rrezikojnë të zhduken.
3. Çfarë është dialekti?
-Dialekti është varianti i një gjuhe, i cili shërben si mjet komunikimi për një kolektiv pak a shumë të vogël njerëzish, përfaqësuesit e të cilit kanë marrëdhënie të drejtpërdrejta në një territor të caktuar.
-Dialekti është gjuha e një krahinë, rajoni apo qyteti, në krahasim me gjuhën e përbashkët të mbarë kombit.
-Fjala "dialekt", si term i studimeve gjuhësore, ka një histori të gjatë, por përcaktimi i dialektit deri më sot nuk ka qenë gjithnjë i saktë e i sigurt.
4. Ndarja e dialekteve në Shqipëri
-
-Gjuha shqipe përbëhet nga shumë dialekte, të ndara në dy grupe kryesore: gegërisht,toskërisht. Lumi Shkumbin është përafërsisht vija ndarëse gjeografike, me Gegërishten të folur në veri të Shkumbinit dhe Toskërishten në jug.
Veçoritë që i dallojnë këto dialekte janë fonetike, gramatikore dhe leksikore.

5. Disa veçori të dialekteve
1)Zanoret hundore gjenden në Vërçë, Bërzeshtë, Shpat, Polis, Dumre, Darsi dhe në Bregdetin e Poshtëm të Kavajës (zari "zëri", peri). Kurse në zona të tjera ato pothuajse mungojnë fare.
2)Zanoria e theksuar hundore "â" gjendet në Polis e Shpat (gjâ "gjë"), në fushën e Lushnjës (zâri, gja) dhe "o" në Sulovë (zori, gjo). Gjegjëse e saj toskë, "ë-ja" me variantin kryesor del në Sulovën Jugore, herë-herë, dhe në Verçë e në Rajcë, kurse si "ë", e prapme e ngritjes së ulët, që i afrohet "a-se", ndeshet më tepër në Verçë dhe në Rajcë.
3)Togzanori "ua" i toskërishtes gjendet në të gjitha rastet në Vërçë e në Rajcë (ftua, duar), kurse në të folmet e tjera ai vërehet vetëm në rrokjen fundore të hapet (ftua, grua), në pozitat e tjera ku "u", që vjen nga monoftonigimi i "ue"-së (dur "duar", shulli "shualli", i martur "i martuar").
4)Paskajorja gegë (me punue) ekziston në shumicën e të folmeve, por ka një përdorim shumë më të vogël, madje edhe në ato të folme që kanë më tepër tipare gegë, përdoret më shumë si folje kallëzuese në një fjali qëllimore: do të shkoj me punue, desha me dal, etj.

6. Një përmbledhje e shkurtër
Dialektet dallohen nga këto veçori në sistemin fonetik:
Për gegërishten:
-seria e zanoreve hundore me zanore gjegjëse gojore (vena, dryni, hini, zani, huni).
-Ruajtja e bashkëtingëllores "n".
-Togzanori "ue".
-Rregullimi mekanik i theksit.
Në toskërisht:
-vetëm zanore gojore (vera, dryri, hiri, zeri, huri).
-Ruajtja e zanores "ë".
-Togzanori "ua".
7.nëndialektet.
Brenda çdo dialekti dallohen grupe të folmesh që, sipas shkallës së afërsisë që kanë midis tyre, formojnë njësi dialektore të madhësive të ndryshme.
-Të dhënat e sotme të dialektologjisë shqiptare të çojnë doemos në ndarjen e secilit dialekt në dy nëndialekte: gegërishtja veriore dhe gegërishtja jugore në dialektin geg, ndërsa toskërishtja veriore dhe toskërishtja jugore në dialektin tosk.
-Dy nëndialektet e gegërishtes gjeografikisht ndahen te lumi i Matit. Gegërishtja jugore shtrihet në të majtë të lumit Mat.
-Dy nëndialektet e toskërishtes shtrihen në kufirin më në jug të qytetit të Vlorës.

Harta e nëndialekteve
8. Disa veçori të nëndialekteve
Gegërishtja:
1.Veriore- ~e-ja shqiptohet e e hapur /e/ (vena/femen)
~ë-ja e patheksuar nuk shqiptohet edhe në rrokje fundore që mbyllet nga bashkëtingëllore josonante: (babs "babës",thast "thasët")
~ kalimi i h-së në f (ftoft "ftohtë")
~folje të tipit ha,pi,fle-haj,pij,flej
2.Jugore- Bashkohet me toskërishten dhe veçohet nga gegërishtja veriore për nga karakteristikat. (nënkoj "rënkoj",derr,mëngjes,ngrohem)të cilave në gegërishten veriore janë (gjëmoj,thi,natje dhe sabah,xehem,pullaz,mloj etj).
- Full access to our public library
- Save favorite books
- Interact with authors





- < BEGINNING
- END >
-
DOWNLOAD
-
LIKE(1)
-
COMMENT()
-
SHARE
-
SAVE
-
BUY THIS BOOK
(from $3.39+) -
BUY THIS BOOK
(from $3.39+) - DOWNLOAD
- LIKE (1)
- COMMENT ()
- SHARE
- SAVE
- Report
-
BUY
-
LIKE(1)
-
COMMENT()
-
SHARE
- Excessive Violence
- Harassment
- Offensive Pictures
- Spelling & Grammar Errors
- Unfinished
- Other Problem
"DIALEKTOLOGJIA"
- Në këtë tekst do të mësojmë më tepër rreth dallimeve dhe ngjashmërive mes dialekteve të shqipes.

COMMENTS
Click 'X' to report any negative comments. Thanks!