
Këto fabula u shkruan më së shumti në fillim të viteve 2000.Ata paraqesin problematika të kohës.Me kalimin e viteve ,janë shtuar dhe të tjera që gjithmonë thumbojnë me lezet ,veset dhe sjelljet e pahijshme në një shoqëri .
(Autorja )

Parada
Në muajin Janar,
Behej missi i parë .
U mblodhën grupe me shoqe
Kafshët bukuroshe .
Në juri Arusha
vlerësonte Lepurushen ,
ndërsa Luanesha
votonte Ketrushen .
Nuk zgjat shumë dhe u mor vendimi.
Miss na doli ,shëmtira Mini.
Vetullat rrudhën të gjithë
e supet ngritën lart ,
se askush nuk kuptoi ,
votat nga i fitoi ?
Si u bë Miza ,buall
Po shëtitnin nëpër natë
nja 5 qenër të gjithë bashkë.
Pa s'lanë kënd pa e shqetësuar
s'mbeti kafshë pa na u zgjuar .
Që të gjithë na i pyetën :
-Pse me zhurma ata i mbytën?
-Po c'të themi o miq te mjerë ?
Jemi bërë të gjithë vrerë .
Keni parë ,a keni dëgjuar ?
Na është bërë Miza ,buall.
Guri dhe Këpuca
Gurin tek e përplaste tej Këpuca
nervozohet e zë grushta.
-Cfarë ke që më shqetëson
-e pyet Këpuca tek kalon ?
Çfarë shqetësimi moj idiote?
Më përplase në çdo qoshe .
Hajde se unë nuk të dhimbsem ,
po ti vetë nuk ke frikë se prishesh ?
Miushët
Nje ditë , nje miushe
një mi sheh tek krekosej
që për bukurinë që kishte
fillon të llafoset .
Ç'ke që më shikon ?
A mos bukuria ime të huton ?
-e pyet me krenari
miushi faqezi
-Jo , o mi i dashur.
Ti dot s'më huton .
por me mend po thoja ,
ty tek të shikoja
"Gjithë kjo hundë e shkretë ,
si nuk të fluturon përpjetë ?"
Ketrushët
Në stolat e pyllit
studionte Ketrushi
lodhej duke mësuar ,
sa i vinte gjumi .
I sillej rreth e rrotull
e tallej me të,
miku i tij ngushtë
që kishte kokën gdhe.
-Pse lodhesh o vëlla ,
që mëson çdo ditë?
Ç'të duhet shkolla vallë?
Të ruash në mal dhitë?
-Të drejtë ke ,o mik
që thua kështu ,
se sot pyllin drejtojnë
kafshët e patru .
Dyluftimi
Na fillojnë dy luanë
që të grinden me njëri-tjetrin.
Dzluftimin na e bënë
për të fituar pushtetin.
-Çfarë ke ti me mua
që dot s'më le të qetë?
Mos vallë të dukem si hua ,
apo s'të pëlqej si mbret ?
-na e pyet me ngut
luani më i butë.
-Jo ,o mik i vjetër ,
-i përgjigjet luani tjetër
(me putër tek e gërvishte ,
sytë që t'ia nxirrte )
Një natë tek po mendoja
pushtetin ëndërroja
dhe me mend dhashë fjalën :
Që mbreti ,mua të më falet .
Se unë do jem i parë
e s'do ketë të dytë
e nëse është nevoja ,
do ia nxjerr dhe sytë.
-Meqë shtiresh për politikan,
-i thotë luani i butë ,
-duhet të jesh hajvan
meqë s'të donë as të tutë.
Duhet të kesh besim
tek luani -mbret
që në gjithë keto vite
nuk e le të bëjë punën e vet ,
i tha me kokën lart
mbreti i respektuar plak.
Peshqit
Peshku Krap i thotë Merlucit :
-e shikon ,o mik i vjetër
që çdokush më do patjetër?
Po unë nuk jam si puna jote ,
nuk përfundoj në cdo rrjetë,
por vetëm në ato boshe .
Merluci qesh e thotë me zë të lehtë :
-Krapi ,krap është, e po krap do mbetë .
Miushi
Një mi i ngordhur ,
na u ngjall.
Luftë të tjerëve
na i shpall.
Ishte mbathë e pispillosë
i tha mendja se ish boss
Pa s'la kënd pa e ngacmuar
i tha mendja ,se Tokën kish çliruar.
Pa përplasej me çdokënd
s'i bëhej vonë për askënd .
Por një ditë, lumin tek priste,
na ra brënda me gjth' ç'kishte .
Nga i ngjallur ,na u ngordh ,
se not s'dinte miu i gjorë.
Reja Bu-Bu,Dielli dhe eraFju-Fju
Diellin me zili tek shihte,
reja e zezë Bu-Bu,
nga inati pëlciste.
U nxi e tëra ç’ishte,
E shfryu me rrebesh
“Dielli është me i keq
nga mua,
sot ai s’do qeshë !”
Tek fliste kështu,
e dëgjoi era Fju-Fju.
Ajo buzëqeshi pak
dhe e mori më vete .
E freskoi ngadalë,
pastaj i tha në vesh:
“Se një dite vere,
dielli,duhet patjeter
të qeshë.”
- Full access to our public library
- Save favorite books
- Interact with authors

- < BEGINNING
- END >
-
DOWNLOAD
-
LIKE(1)
-
COMMENT()
-
SHARE
-
SAVE
-
BUY THIS BOOK
(from $5.99+) -
BUY THIS BOOK
(from $5.99+) - DOWNLOAD
- LIKE (1)
- COMMENT ()
- SHARE
- SAVE
- Report
-
BUY
-
LIKE(1)
-
COMMENT()
-
SHARE
- Excessive Violence
- Harassment
- Offensive Pictures
- Spelling & Grammar Errors
- Unfinished
- Other Problem

COMMENTS
Click 'X' to report any negative comments. Thanks!