DEDIKIM
Kjo seri librash, shoqëruar me audio i dhurohet bibliotekës digjitale të shkollës Ilia Qiqi, duke nisur kështu një traditë me vlerë në edukim.
Falenderim i vecantë shkon për klubin eTwinning dhe mësuese Dhuratën per ndihmën me mjetet digjitale.

Përmbajtja
1.Pozita gjeografike e rrethit të Matit.
2.Vendet turistike në Mat.
3.Turizmi malor.
4.Turizmi historik.
5.Tradita në veshje.
6.Tradita në ndërtim.
7.Tradita në kulinari.
8.Tradita në muzikë.
POZITA GJEOGRAFIKE
Rrethi i Matit është njëri nga 36-të rrethet e Shqipërisë. Rrethi I Matit bën pjesë në Qarkun të Dibrës. Rrethi i Matit ka 62,000 banorë (sipas regjistrimit të vitit 2004), një sipërfaqe prej 1,028 km² dhe kryeqendër Burrelin.
Origjina e emrit
Origjinën e fjalës Mat (Matja, Emathia) e kanë studiuar shumë studiues e shkencëtarë, por ende mbetet e papërcaktuar qartë prejardhja e saj. Disa besojnë se ky emër ka prejardhje biblike, kurse albanologu i njohur N. Jokli shpjegon se emri i krahinës vjen nga gjuha shqipe e ka lidhje me fjalën mat anë (mat anë lumit, mat anë bregut). Në një dokument të vitit 1304, në një listë anzhuine me emrat e 13 fiseve, përmendet edhe ai i Matit në formën e Matesos.

Kalaja e Stelushit dhe qyteti i panjohur i Skënderbeut
Kalaja e Stelushit, e cila njihet gjithashtu si Kalaja e Varoshit ose Kalaja e Skënderbeut është një kala që ndodhet në skajin verilindor të luginës së Matit.
Nga studimi që i ka bërë qytezës së lashtë, njëri nga arkeologët më të shquar të vendit tonë, prof. Skënder Anamali, ka konkluduar se: “Kalaja me qytezën e saj i takojnë shek. V-të para Krishtit, dhe ka vijuar jetën e saj deri në fillim të shek. XVI-të, kohë në të cilën pushtuesi turk, gradualisht e shkatërroi”
Kalaja është ndërtuar në një kreshtë mali, në një lartësi prej 1225 m, në anën lindore të Malit të Dejës. Poshtë e në këmbë të kalasë ishte ndërtuar qyteza e saj, por emri i lashtë nuk dihet.
Ajo u ndërtua sipër vendit të quajtur Shkalla e Deshëve, pak e mënjanuar nga qafa, më qëllim që të ruante fshehtësinë e të mos binte në sy të kundërshtarit.
Në dokumentat turke kjo kala quhej Istulush ose Stelush kurse banorët vendas përreth kalasë e quajnë Varosh ndërsa shkëmbin ku ka qenë e ndërtuar kalaja e quajnë Kalaja e Skënderbeut ose dhe kalaja e Varoshit. Kjo kala dhe objektet përreth përbëjnë një qytet të lashtë dhe, janë kryer punime studimore nga një ekspedite arkeologjike e udhëhequr nga arkeologu i shquar Skënder Anamali, i vetmi që e studioi qytetin antik.Marin Barleti kur flet për Stelushin thotë “Edhe ky qytet megjithëse nga madhësia me të drejtë nuk mund të lavdërohet por nga mbrojtja natyrore e vendit, nga bukuria dhe shëndeti, me plot të drejtë mund ta çosh në qiell.

Kulla e Budit
Rruga deri në Kullën e Budit, shtëpisë 500-vjeçare është pothuaj një aventurë…që zbulon, njeh dhe gjen të zhytur po aq, në pesë shekuj, jo vetëm histori por edhe njerëz e vende që nuk iu ka reshtur gurgullima e jetës, ashtu si e atij përroi të vogël që gjarpëron gjithë shtegun e ngushtë për te shtëpia e pasardhësve të Budit.
Shkojmë në Kullën e prelatit për të marrë gjurmë, gjësend muzeale. Por dëshpërimi se aty Kulla e Budit ka ruajtur vetëm gurët e gjuhën amtare duken modeste, mjaftueshëm për ta kujtuar në 450 vjetët e lindjes. Njeriu që ka marrë përsipër t’i rezistojë kësaj kujtese, me një nismë krejtësisht private, me vullnet sporadik të përkrahësve, është studiuesi Behar Gjoka.Dy herë në këtë vit janë bërë vizita jo turistike në Gurin e Bardhë, në kullën e Budit, në vitin e shpallur si kujtesë edhe pse jo zyrtare..
Por, më e rëndësishmja në kalendar mbetet e fundkorrikut të 2016-s. Një grup gazetarësh, poetë, studiues e kanë thyer vapën e Tiranës me udhëtimin e pamundur prej politikës.
Makinat ndalin para një ndërtesë të papërdorur, dikur shkollë, sot krejtësisht e braktisur, e rrënuar dhe marrim rrugën në këmbë duke ndjekur një vijë uji…Gurgullima e saj, bashkuar me qetësinë e natyrës, dhe shtëpitë që kanë rezistuar në Gur të Bardhë janë tërheqja jonë si prej turistësh…por këtë ndjeshmëri na e ndërpret Bedriu: “Në Gur të Bardhë ka mbaruar çdo gjë! Bilanci lidhet me banorët e fshatit, braktisja sidomos pas ’90-ës. Na tregojnë se tani gjithë-gjithë në fshat ka 1 300 frymë, ose jetojnë 400 shtëpi”.
Kur rruga ka pamje të horizontit nga lindja, ku malet “thyhen” mes tyre nga lugina piktoreske e Matit, na tregojnë menjëherë një itinerar rruge: Ja rruga e Arbrit, ajo që do krijonte një prej urave më të mëdha në Ballkan, duke bërë bashkë majat e maleve.
Ndërsa të gjithë ëndërrojnë rrugën, kryebashkiaku i Klosit, Basriu që na shoqëron në këtë udhëtim na tregon se me çfarë mbahen vendalinjtë: blegtori dhe bujqësi.
Por na tregojnë se gurabardhasit janë njerëzit më punëtor të zonës, sidomos të fortë në tregti të cilët në traditën e tyre kanë “zaptuar” përherë tregun e Klosit… “Janë shumë kursimtar si njerëz, sa identifikohen me to.
I ka bërë terreni, kanë mbijetuar gjithnjë në vështirësi. Ndaj janë mjaft
punëtorë. Për gjashtë muaj ata bëjnë përgatitjet për gjashtë muajt e tjerë”, na thotë Basriu.
Duke hyrë në zemër të fshatit, disa djem adoleshentë ndalin në rrugë, ulin kokat, janë të turpshëm e mezi përshëndesin turmën tonë që kemi mësy duke prishur qetësinë e tyre…duke shkrepur foto pothuaj të gjitha shtëpitë e zonës.
Një karakteristikë ndërtimi që nuk e gjen gjëkundi. Shtëpi prej guri, me dritare të mëdha, lart tokës duke ngjasuar më tepër me shtëpi qyteti se sa fshati.
Shtëpia e Budit është në këmbë, buzë luginës. Është mjaft e madhe me dy kate, por një godinë mjaft e lartë sidomos nga pjesa e pasme e saj. Jemi në truallin e Budit. Në pamje të jashtme shtëpia mbahet. Por varfëria është e dukshme. Presim të shohim ndonjë gjë muzeale, por s’ka. Burrat qëndrojnë në këmbë derisa ne zëmë vend, sipas radhës, e rëndësisë.
Skeleti prej druri është pothuaj i mbaruar, dyshemeja po ashtu prej druri s’ka asgjë artizanale. Tregojnë se asnjëherë nuk kanë mundur ta restaurojnë shtëpinë, si duhet. Pasi pyeten mes tyre, burrat nisin kuvendin për Budin. Vendalinjtë presin ç’do të thotë deputeti i zonës, Bedri Hoxha apo kryebashkiaku, por më shumë kanë vëmendjen te tëftuarit, si ne, se do mund të nxisim në vizitën tonë te kulla e Budit.
Biseda shkon sa para 500 vjetësh, sa ç’është rezistenca e fshatit, aq dhe në ditët e pas ’90-ës, ku thonë se 400 djem prej Gurit të Bardhë janë në kurbet, në Londër. Më pas kërkojnë Budin, një bust për t’u sjellë përpara kullës. Flasin studiuesit, për veprën e munguar të Budit, ndërsa gurabardhasit ndjekin me vëmendje duke e ndjerë “persekutimin” në fjalët e tyre për librat e priftit.
Një shkollë e Gurit të Bardhë ka emrin e Budit, edhe një shkollë e mesme me emrin Budi është në Tiranë…Burrat flasin të gjithë në një zë se, çfarë duhet më shumë me mbajt Budin gjallë. Dikush kërkon t’ju shpjegojë se si duhet të japin informacionin për letrarin, por burrat përgjigjen se të rinjtë kanë hedhur në internet çdo gjë për Budin.

Ura e Vashës. Cfarë nuk bënin për tu martuar?……..
Ura e Vashës në lumin e Matit
Toponimia jonë është shpesh e ndërlidhur me mite dhe legjenda të ndryshme. Nuk mungojnë as gojëdhana trishtuese që flasin sidomos për dashuri të pamundshme, dashuri me fund tragjik.
Një vajzë apo djalë s’do ketë fatin të bashkohen me tjetrin, dhe këtu nisë fatkeqësia e njëkohësisht edhe gojëdhëna.
Sa i përket shtrirjes gjeografike, Ura e Vashës gjendet mes fshatrave Klos dhe Guri i Bardhë. Ura e Vashës ishte e vetmja rrugë lidhëse në rrjedhën e sipërme të lumit të Matit.
Arkitekturalisht ishte e ndërtuar me një hark, ndërsa në anën e djathtë të rrjedhës ka një dritare shkarkuese. Këmbët e urës 11 metërshe janë vendosur në malin e Vërrithit dhe malin e Dishit.
- Full access to our public library
- Save favorite books
- Interact with authors


- < BEGINNING
- END >
-
DOWNLOAD
-
LIKE
-
COMMENT()
-
SHARE
-
SAVE
-
BUY THIS BOOK
(from $4.59+) -
BUY THIS BOOK
(from $4.59+) - DOWNLOAD
- LIKE
- COMMENT ()
- SHARE
- SAVE
- Report
-
BUY
-
LIKE
-
COMMENT()
-
SHARE
- Excessive Violence
- Harassment
- Offensive Pictures
- Spelling & Grammar Errors
- Unfinished
- Other Problem

COMMENTS
Click 'X' to report any negative comments. Thanks!