
Ky libër i kushtohet shkollës “Pjetër Budi”, si një risi e çmuar për gjimnazin tonë, me misionin për të ngritur lart vlerat e Gjuhës shqipe dhe Letërsisë. Një falënderim i veçantë shkon për mësuesen Edlira Pasha , e cila na udhëzoi me përkushtim në çdo hap të këtij rrugëtimi të bukur, duke na frymëzuar të vlerësojmë dhe të ruajmë trashëgiminë dhe kulturën gjuhësore dhe folklorike të krahinës sonë.

Përmbajtja e librit
I. Guida turistike
Flavio Milkurti
Eljona Gjoka
II. Fjalori dialektologjik
Arkis Lika
Arsa Duka
Arsika Marku
Alek Hysa
III. Antologji letrare I
Iris Gjasta
IV. Antologji letrare II
Xhejden Gjika
GUIDA TURISTIKE
HYRJE
Krahina e Matit ndodhet në pjesën jugore të Shqipërisë Veriore. Në veri ajo kufizohet me Mirditën, në lindje me Dibren, në pjesën juglindore me Librazhdin, në jugperëndimn me Tiranën dhe në pjesën perendimore me Krujën. Kufijtë e hershëm të kësaj krahine kanë pasur një shtrirje më të gjerë, duke përfshirë edhe disa teritore të krahinave Mirditë e Dibër, si edhe të disa zonave bregdetare në grykëderdhjen e lumit Mat.
Koordinatat gjeografike:
• Gjerësia: Rreth 41.6° Veri
• Gjatësia: Rreth 19.8° Lindje
Kufijtë:
• Veri: Kufizohet me rrethin e Mirditës.
• Lindje: Kufizohet me rrethin e Dibrës.
• Jug: Kufizohet me rrethin e Tiranës.
• Perëndim: Kufizohet me rrethin e Lezhës.
Mati ka një terren kryesisht malor dhe kodrinor, me disa fusha të vogla buzë lumit Mat. Klima e tij është mesdhetare-kontinentale, me dimra të ftohtë dhe verëra të ngrohta. Ky rajon është i njohur për historinë, kulturën dhe natyrën e tij mahnitëse.

Treva e Matit
Është një zonë tërheqëse, me potenciale e pasuri që mundësojnë një eksperiencë turistike të veçantë, ku vend të rëndësishëm zënë monumentet historiko-kulturore, sitet arkeologjike, kalatë e qytezat ilire e mesjetare, kullat e urat prej guri, burimet natyrore, zonat e mbrojtura si parqe kombëtare e monumente natyrore, veçoritë gjeografike e biologjike, peizazhet tërheqëse e rrugët panoramike.
Klima mesdhetare dhe ajri i pastër, biodiversiteti, tradita, folklori, e burime të tjera turistike e bëjnë Matin një destinacion të përsosur ekoturistik.
Monumentet natyrore
•Lumi Mat
•Liqeni i Shkopetit
•Liqeni i Ulzës
•Liqenet e Balgjait
•Parku kombëtar "Lurë-Mali i Dejës"
•Parku kombëtar "Qafë-Shtamë"
•Parku kombëtar "Zall-Gjoçaj
•Parku "Geraldinë"
•Kepi i Skëndërbeut
•Burimi i Shutrresë
•Guri i Gjatë
•Kanioni i Urakës
•Kanioni i Flimit
•Shpella e Nezirit
•Shpella e Këputës
-

Monumentet kulturore
•Ura e vashës
•Kisha e "Shën Markut"
•Kisha e "Shën Trinisë
•Kalaja e Stelushit
•Kalaja e Petralbës
•Kalaja e Xibrit
•Muzeu Historik Mat
•Kalaja e Cërujës
Përgatiti: Flavio Milkurti

Gryka e Shkallës së Dejës
Gryka e Shkallës së Dejës është një nga thesaret natyrore të Matit, një vend i jashtëzakonshëm për të apasionuarit pas aventurave dhe eksplorimeve. E formuar ndër shekuj nga rrjedha e lumit Mat, kjo grykë mahnit me peizazhin e saj të thepisur, me shkëmbinj të lartë që ngrihen si mure natyrore dhe ujëvara të vogla që rrëshqasin mes tyre. Ajo ndodhet rreth 30-40 minuta larg Burrelit, ku për të arritur atje, udhëtimi kërkon një makinë të përshtatshme për terrenin malor. Për ata që pëlqejnë ecjet në natyrë, ky është një destinacion ideal, pasi rrugëtimi përmes grykës ofron pamje spektakolare dhe një atmosferë të qetë larg zhurmës së qytetit. Uji i ftohtë dhe i pastër që buron nga shkëmbinjtë e saj është një freski e mirëpritur për vizitorët gjatë muajve të ngrohtë të verës. Përveç bukurisë natyrore, Gryka e Shkallës së Dejës është një habitat i pasur për shumë specie të florës dhe faunës, duke e bërë atë një vend të përsosur për ata që dëshirojnë të shijojnë natyrën në formën e saj më të pastër.
Përgatiti: Flavio Milkurti

Kulla e Ahmet Zogut
Kulla e Ahmet Zogut, e njohur ndryshe si Kulla e Burgajetit, është një nga monumentet historike më të rëndësishme të Matit. Kjo kullë ishte vendlindja e Ahmet Zogut, mbretit të parë dhe të vetëm të Shqipërisë. E ndërtuar në stilin tradicional të kullave shqiptare, ajo mbart brenda saj histori të pasura të familjes Zogu dhe periudhës së monarkisë shqiptare. Kulla ka mure të trasha prej guri, frëngji për mbrojtje dhe një arkitekturë të fortifikuar që i përfaqëson më së miri ndërtimet e dikurshme të fisnikërisë shqiptare. Për të arritur në Burgajet, duhet një udhëtim prej rreth 30 minutash nga Burreli, gjatë të cilit vizitorët mund të shijojnë edhe panoramën e maleve dhe fushave të Matit.
Sot, edhe pse kulla nuk është plotësisht e ruajtur në gjendjen e saj origjinale, ajo mbetet një simbol i rëndësishëm historik dhe një pikë referimi për ata që duan të kuptojnë më shumë mbi historine dhe kulturen.
Përgatiti: Flavio Milkurti

Shutrreja
Shutrreja është një burim ujërash nëntokësore me një rëndësi të veçantë për trashëgiminë natyrore dhe historike të Shqipërisë. Ndodhet midis fshatrave Kurbnesh dhe Mërkurth, në Grykën e Selitës, rreth 20 metra mbi lumin e Urakës, në anën e malit të Mullit. Në sipërfaqe, kjo formë natyrore shfaqet si një pus i thellë, me një thellësi rreth 30 metra, ku uji buron vazhdimisht me një shushurim të përjetshëm, duke krijuar një peizazh të mrekullueshëm dhe një atmosferë që tërheq vëmendjen e vizitorëve dhe studiuesve.
Nga pikëpamja shkencore, studiuesit kanë vënë re se lumi i nëndheshëm që buron nga Shutrreja sjell një prurje të konsiderueshme, megjithëse rruga e saktë që ndjek ky ujë mbetet subjekt debati. Ndërkohë që disa studime kanë kërkuar të zbulojnë nëse ekziston një lidhje midis burimit dhe lumin e Urakës, deri më tani nuk është konfirmuar një komunikim i drejtpërdrejtë. Po ashtu, lidhja me Shutrrenë e Bruçit mbetet e paqartë, duke i shtuar një dimension misterioz këtij fenomeni natyror. Përtej rolit të saj tradicional, në sektorin agrokulturor,
Pergatiti:Eliverta Shera

Shpella e Këputës (Udhëpërshkrim)
Një udhëtim mbresëlënës për mua, është ai për në Shpellën e Këputës.
Pas një udhëtimi mes malesh dhe rrugësh të ngushta, më në fund mbërritja pranë shpellës së Këputës, më solli para meje, një vend që kisha dëgjuar shumë për bukurinë dhe misterin e tij. Rrethuar nga natyra e egër dhe e paprekur, hyrja e shpellës dukej si një portë drejt një bote tjetër, një vend i fshehtë që priste të zbulohej.
Ndërsa hodha hapat e parë brenda, ndjeva një freski të menjëhershme dhe ajri u bë më i lagësht. Dritat e fenerit ndriçonin muret gëlqerore, të mbushura me formacione stalaktitesh që vareshin nga tavani si thika të kristalta. Stalagmitet e ngritura nga toka, krijonin forma të çuditshme, sikur ishin skulptura të natyrës, të formuara me durim, nga mijëra vite rrjedhje uji dhe mineralesh.
Duke ecur më thellë në shpellë, ndjeva heshtjen e thellë që thyhej vetëm nga pikat e ujit që binin ritmikisht mbi gurët e lagësht. Disa galeri të vogla anësore më çonin në kthina edhe më të errëta, të cilat më krijonin ndjesinë se isha duke zbuluar një sekret të ruajtur prej kohësh. Disa nga këto dhoma kishin tavane të larta dhe ishin të mbushura me formacione të çuditshme, disa të ngjashme me figura kafshësh, e të tjera që ngjanin me tempuj të lashtë të gdhendur nga vetë koha.
Dalja përsëri në dritën e diellit, me shkaktoi një ndjesi të çuditshme, sikur kisha udhëtuar në një botë tjetër dhe isha kthyer pas në kohë. Shpella e Këputës nuk ishte thjesht një shpellë – ishte një dëshmi e historisë së natyrës, një vend që ruante të fshehta të vjetra sa vetë koha, duke më dhënë një përvojë të paharrueshme dhe një respekt edhe më të madh për bukuritë e fshehura të Shqipërisë.
Shpella e Këputës është një nga vendet arkeologjike dhe natyrore më tërheqëse në zonën e Matit, e cila mbetet një dëshmi e pasurisë kulturore dhe historike të rajonit. Kjo shpellë, që gjendet pranë fshatit Bruç, është e njohur për formacionet e saj natyrore unike, si stalagmite dhe stalaktite, të cilat krijojnë një ambient mister dhe bukuri natyrore. Ajo përfaqëson një nga disa vende të rëndësishme të shpellave që janë zbuluar në këtë zonë, të cilat përfshijnë edhe shpellat e Blazit, Nezirit dhe të tjera, duke u bërë pjesë e studimeve arkeologjike dhe kulturore që synojnë të pasurojnë njohuritë për periudhën prehistorike të Matit.
Shpella e Këputës ka një gjatësi që varion nga disa dhjetëra deri në 250 metra, me kthina dhe formacione të ndryshme që e bëjnë atë një destinacion ideal për vizitorët që kërkojnë të zbulojnë misteret e natyrës. Përveç aspektit gjeologjik, kjo shpellë është vlerësuar edhe për kontributin e saj në studimet arkeologjike, pasi ajo përmban sedimente dhe objekte që ndihmojnë në kuptimin e mënyrës së jetesës së popullsisë prehistorike që ka jetuar në këtë zonë.
Vizita në shpellën e Këputës mbetet një eksperiencë unike, ku mund të shihen krijimet natyrore që formohen me kalimin e kohës, duke krijuar një atmosferë të qetë dhe frymëzuese. Edhe pse infrastruktura për turizëm nuk është zhvilluar në masë, ky vend mbetet një pikë referimi për adhuruesit e natyrës dhe studiuesit, të cilët e konsiderojnë atë një thesar të pazëvendësueshëm të historisë dhe kulturës së Matit. Në përmbledhje, shpella e Këputës është një destinacion që duhet vizituar për të kuptuar më mirë lidhjen midis natyrës dhe historisë, duke pasuruar përvojën e çdo vizitori me elemente unike arkeologjike dhe gjeologjike.
Përgatiti: Eliverta Shera

Lumi i Matit
Lumi i Matit buron nga mali i Kaptinës së Martaneshit në lartësinë 1873 m. Ai ka një gjatësi 115 km, ku përshkon pothuajse mes për mes gjithë trevën e Matit. Ka një sipërfaqe të pellgut ujëmbledhës rreth 2441 km2 dhe lartësi mesatare të pellgut rreth 746 m. Zona përshkohet nga një rrjet i dendur lumor ku degët më kryesore janë Uraka dhe Fani. Lumi i Matit përshkon luginën e Matit deri në Ulëz, duke formuar peizazhe mbresëlënse dhe një potencial të larmishëm natyror për zhvillimin e Turizmit të qëndrueshëm. Përgjatë luginës Mat nga depozitimet e lumit në të dy anët e tij janë krijuar toka shumë pjellore, që përbëjnë një sipërfaqe të konsiderueshme të tokës bujqësore, duke dhënë një impakt në ekonominë lokale. Prurja mesatare shumëvjeçare e lumit Mat në derdhje në det është 103 m3/sek. Lumi Mat kalon në afërsi të qyteteve të Klosit dhe Burrelit. Rreth 10 km nga Burreli, rrjedh në një rezervuar të madh (Liqenin artificial te Ulzës). Përgjithësisht, baseni i lumenjve Mat - Fan karakterizohet si një basen malor i thyer me gryka e lugina të thella. Vetëm pas bashkimit të këtyre dy lumenjve në Skuraj, lumi i Matit fillon të hapet e të zgjerohet duke arritur gjerësinë e shpatit të tij në 484 m. Për të arritur në gjendjen e sotme ai ka kaluar disa cikle erozive, të cilat shprehen në tarracat e tij.
Përgatiti: Eliverta Shera

PARKU KOMBËTAR "LURË-MALI I DEJËS"
Parku Kombëtar "Lurë-Mali i Dejës është krijuar në vitin 2018 për mbrojtjen e biodiversitetit të ish-parqeve Kombëtare Lurë dhe Zall-Gjocaj, si dhe të Malit të Dejës. Sipërfaqja e parkut është 19288.88 ha dhe ofron nje ekosistem natyror-malor me maja të larta, shpate të thepisura, liqene akullnajore, lumenj, burime ujore, pyje të larta etj.
Në park gjenden lloje të rralla të kafshëve dhe bimëve me rëndësi kombëtare si: Gentiana Lutea, sherebela, boronica, dafina e zezë, rigoni i egër si dhe kafshë të egra si dhelpra, ariu, ujku, lepuri i egër, derri i egër, etj. Pjesë e parkut janë: Zall-Gjocaj, mali i Dejës, liqenet e Lurës, cirqet akullnajore etj. Parku ofron mundësi shumë të mira për llojet e turizmit të aventurës.
Përgatiti: Eliverta Shera

Parku kombëtar i Qafë-Shtamës
Parku Kombëtar Qafë-Shtamë shtrihet në një zonë malore që ndodhet midis malit të Skëndërbeut (1724m) në veriperëndim dhe malit të Xibrit (1531) në juglindje. Ky park ka një sipërfaqe prej 2000 ha dhe gjendet rreth 2o km në jugperëndim të qyteti Burrel dhe rreth 25 km në verilindjes të qyteti të Krujës. Qafë- Shtama shërben si urë lidhëse midis zonës së Krujës në perëndim dhe zonës së Matit në lindje. Parku Kombëtar i Qafë-Shtamës shtrihet kryesisht në zonën e Krujës, dhe kjo zonë e mbrojtur prezanton një biodiversitet të lartë, por njëkohësisht dhe vlera të larta turistiko-rekreative. Tradicionalisht është përdorur për këtë qëllim që në periudhën e Monarkisë dhe është shpallur si zonë e mbrojtur që në vitin 1966. Ky park u frekuentua në fillim nga familja mbretërore shqiptare.
Në parkun e Qafë-Shtamës ndeshen shumë burime ujore ku më kryesori është kroi i “Nënës Mbretëreshë” (hidromonument që ka marrë ketë emër për nder të nënës së mbretit Zog). Ky park rekomandohet nga mjekësia për kurimin e sëmundjeve azmatike dhe alergjike, për shkak të prezencës së madhe të bimëve medicinale, ajrit të freskët dhe burimeve ujore me përmbajtje të ulët të kripërave minerale. Në Parkun e Qafë-Shtamës ndodhen dy kampe: kampi i sipërm që është ngjitur me kufirin administrativ të Matit dhe që është edhe më i vjetri, dhe kampi i poshtëm. Në të dy kampet ofrohet shërbimi i hotelerive dhei restoranteve. Në territorin administrativ të Matit Qafë-Shtama ndodhet edhe shtëpia e familjes mbretërore ( Vila e Princ Xhelalit), po ashtu është dhënë mendim nga ekspertët e mjedisit dhe të pyjeve që 140 ha që ndodhen në territorin e Matit, duhet t'u propozohet instancave përkatëse që t'i jepet statusi i "Zonës së Mbrojtur" dhe t'i bashkangjitet Parkut Kombëtar Qafë-Shtamë.
Nisur nga pasuria e faunës dhe e florës që mbart kjo zonë, biodiversiteti i rrallë dhe me shumë vlera natyrale, ekologjike dhe medicinale, larmi habitatesh, llojesh bimore e shtazore dhe pjesë të pyjeve natyrore, përveç, vlerave shkencore, kjo zonë njëherazi ka vlera të mëdha estetike, natyrore, turistike të preferuara për vizitorët vendas dhe të huaj. Bukuritë e peizazhit afrojnë potenciale të mëdha për zhvillimin e ekoturizmit dhe turizmit malor, si burim shumë i rëndësishëm të ardhurash për banorët.
Përgatiti: Darvi Bardhi

PARKU "GERALDINE"
Parku "Geraldinë" ose lulishtja e qytetit Burrel është krijuar gjatë periudhës Monarkisë shqiptare, në vitet 30-të të shekullit XX. Ky park mban emrin e Mbretëreshës "Geraldinë", pasi në vitin 1938 me iniciativën dhe kontributin e saj, u sollën nga vëndet e botës si: Australia, Azia, Amerika, Europa disa nga bimët e drurët më të rrallë të kohës që u mbollën në këtë park si; croptomeria japoneze, dëllinja gri, cedrus, sofratika, pemë tropikale që janë ekzistuese në hapësirën e këtij parku.
Sipërfaqja e këtij parku prej 27.000 m2, është pasuruar dhe mirëmbajtur ndër vite Parku "Geraldinë” përveç ajrit të pastër dhe natyrës se gjelbër, të jep mundësinë për ushtrimin e aktiviteteve rekreative si: ecje, joga, argëtim, relaks, për të konsumuar diçka në baret dhe restorantet që gjenden brenda tij, duke shijuar edhe pamjet panoramike që ofron lugina e Matit.
Përgatiti: Darvi Bardhi

Kalaja e Xibrit
Ndodhet pranë fshatit Xibër të Matit, e ndërtuar në lartësinë e malit të Darsit. Sipas studiuesve del se ky vendbanim ka qenë një qytezë e pakalueshme nga tri anët, ndërsa nga ana e fshatit Xibër vendi ulet me pjerrësi të butë drejt lagjes Splej të Xibrit. Kjo kala ndodhet në afërsi të Gurit të Bardhë, ku mendohet se më vonë banorët janë tranferuar nga Xibri në Gur të Bardhë, mbasi keto dy kala kanë në mes rrugën e rëndësishme Dibër-Gur i Bardhë-Durrës. Për rëndësinë, rolin, lashtësinë dhe vazhdimësinë e kalasë së Xibrit jepen shumë të dhëna me interes për trevat e Matit.
Së pari: tërheq vëmendjen një listë e kështjellave të Epirit të Ri që jep Prokopi i Cezares si të ndërtuara nga perandori Justinian në shekullin VI, e cila përfshin edhe krahinën e Matit midis të cilëve është Stefaniokon dhe fortesa Ketron.
Së dyti: në mbishkrimin e kishës së Rubikut(1261-1266) përmendet emri i një kapiteni të arbërve Andrea Vrana, i cili sipas dokumenteve, qendrën e tij e kishte në Cmibri domethënë në Xibër. Emri Cmibër mund të ketë kuptim sërish apo siç thonë fshatarët e asaj ane Cipër-Xibër, sepse edhe vendi i banuar, kalaja ishte sipër fshatit. Sidoqoftë shtrihet në të Kalaja e Cërujës, e cila ndodhet në fshatin Cëruje në rrëzë të malit Balgjaj që kufizohet me fshatin Patin, Berzhi, Plezhë e Bejn. Rrenojat e kalasë thirren nga banorët ”Kalaja e Skënderbeut”. Kjo kala ndodhet në rrugën kryesore që shkonte nga Petralba në Stelush dhe mbyllte atë drejtim. Mendohet se është
rindertuar në kohën e Skënderbeut dhe bashkë me kalatë e tjera në Mat, përbënte kompleksin fortifikues kundër ushtrisë osmane.
Përgatiti: Darvi Bardhi

FSHATI MACUKULL
Macukulli, një fshat i fshehur mes maleve të Dibrës, ku koha duket se ka ndalur për t’u mahnitur nga bukuria e natyrës dhe pasuria e historisë. Sa herë që ngjit rrugët gjarpëruese drejt këtij vendi, ndien se po lë pas botën moderne dhe po hyn në një univers ku natyra dhe njeriu bashkëjetojnë në harmoni të përsosur. Ajri i freskët përzihet me aromën e bimëve të egra, ndërsa sytë pushojnë mbi pamjet e maleve madhështore që përqafojnë horizontin. Në çdo hap, ndien prekjen e historisë së lashtë, e cila qëndron në heshtje mbi rrënojat e kishës së Shën Trinisë dhe kalasë së Stelushit, ku gurët flasin për një të shkuar plot legjenda e heronj. Fshati, i njohur për mikpritjen e tij, të përqafon me ngrohtësi. Banorët e tij, me bujarinë e tyre të rrallë, të ftojnë në shtëpitë e tyre, ku aroma e gatimeve tradicionale të zgjon kujtime të largëta dhe të krijon të reja që do të mbeten gjatë në zemër. Çdo shije duket se ka ruajtur esencën e tokës dhe dashurinë e duarve që e kanë përgatitur. Macukulli nuk është thjesht një destinacion turistik, është një udhëtim në kohë, një aventurë shpirtërore dhe një përvojë që të pasuron shpirtin. Është një vend që të mëson të dëgjosh heshtjen e maleve, të ndiesh pulsin e tokës dhe të vlerësosh thjeshtësinë që shpesh na mungon. Nëse kërkon të arratisesh nga zhurma e qytetit dhe të gjesh paqen e brendshme, Macukulli të pret me krahëhapur, duke të ofruar jo vetëm bukuri natyrore, por edhe një copëz magjie që s’mund ta gjesh askund tjetër.
Përgatiti: Brolinda Dika


Macukulli
Ura e Vashës
Ura e Vashës – një kryevepër e arkitekturës së lashtë, që qëndron krenare mbi lumin Mat, duke lidhur brigjet me një elegancë të thjeshtë dhe madhështore. Ndërsa i afrohesh, ndjen si koha të ndalon për një çast dhe historia fillon të marrë jetë mes gurëve të latuar me mjeshtëri. Harku i saj gjysmë rrethor pasqyrohet në ujërat e kristalta të lumit, duke krijuar një pasqyrë magjike që duket sikur hap portën për një botë tjetër. Muret e gurta tregojnë histori të vjetra, ndërsa kalldrëmi i saj, i shtruar me gurë të vegjël dhe të lëmuar nga hapat e shekujve, ruan kujtimet e udhëtarëve që kanë kaluar këtej, duke çuar me vete tregime, ëndrra dhe shpresa. Por Ura e Vashës nuk është thjesht një strukturë arkitekturore – është një legjendë e gjallë.
Thuhet se një vajzë fisnike nga fisi Skuraj sakrifikoi pajën e saj për të ndërtuar këtë urë, duke u siguruar që bashkëfshatarët e saj të kalonin lumin pa frikë dhe vështirësi. Ky akt bujarie dhe dashurie e bëri këtë urë simbol të sakrificës dhe bamirësisë, duke i dhënë emrin “Ura e Vashës” , një emër që mbart mallin dhe krenarinë e një historie të paharruar. Përtej vlerave historike, Ura e Vashës tërheq vizitorët me bukurinë e peizazhit që e rrethon. Kodrat e gjelbra, lumi që rrjedh qetësisht poshtë saj dhe qetësia që mbretëron në këtë vend të bëjnë të ndihesh sikur po prek një copëz parajse të humbur në kohë.
Ura e Vashës është më shumë sesa një monument, është një dëshmi e qëndrueshmërisë dhe dashurisë njerëzore, një vend që të frymëzon të reflektosh mbi vlerat që na lidhin dhe mbi kujtimet që mbeten të gjalla ndër breza.

Ky grafik tregon një trend të përafërt të numrit të vizitorëve në Urën e Vashës nga viti 2015 deri në 2025. Siç shihet, ka pasur një rritje të numrit të vizitorëve me disa ulje gjatë viteve, veçanërisht në 2020, që mund të lidhet me pandeminë. Në vitet e fundit, numri i vizitorëve duket se është rritur ndjeshëm.
Ajo që vlen të theksohet, është që kjo legjendë tërheq vizitorë të shumtë. Përbri saj janë ndërtuar restorante, duke i dhënë vizitorit një relaks dhe qetësi shpirtërore.
Përgatiti: Brolinda Dika

Liqeni i Ulzës
Liqeni i Ulzës, një oaz qetësie dhe bukurie natyrore, i fshehur mes kodrave të gjelbra. Kur i afrohesh, ndien se ajri bëhet më i freskët, ndërsa era sjell me vete aromën e drurëve të lashtë dhe pëshpëritjen e valëve që ledhatojnë butësisht brigjet shkëmbore. Pamja e liqenit është magjepsëse. Uji i kristaltë pasqyron qiellin e kaltër dhe malet që e rrethojnë, duke krijuar një panoramë që të lë pa frymë. Në mëngjes, mjegulla përqafohet me sipërfaqen e ujit, duke e shndërruar në një peizazh magjik, Ky liqen nuk është thjesht një vend për t’u vizituar, por një përvojë që të qetëson shpirtin. Zhurma e qytetit duket e largët dhe e harruar, ndërsa këtu, në këtë parajsë të fshehur, çdo gjë lëviz me një ritëm të ngadaltë dhe të qetë. Ecjet përgjatë shtigjeve që e rrethojnë të çojnë në kënde të fshehta, ku natyra duket se ka ruajtur sekretet e saj më të bukura. Në brigjet e tij, zogjtë kërcejnë mes degëve, ndërsa dielli luan me hijet e pemëve, duke krijuar një balet dritë-hije që të magjeps.
Liqeni i Ulzës nuk të fton thjesht të soditësh, por të përjetosh. Të shijosh notin në ujërat e tij të freskëta, të provosh fatin me peshkimin e pasionuar ose thjesht të ulesh në një cep të qetë dhe të dëgjosh simfoninë e natyrës që këndon përjetësinë. Ky vend të mëson të duash thjeshtësinë, të vlerësosh qetësinë dhe të kuptosh se lumturia ndonjëherë gjendet në valët e buta të një liqeni të qetë. Liqeni i Ulzës nuk është thjesht një destinacion, por një vend ku zemra gjen paqen dhe shpirti rilind. Përgatiti: Brolinda Dika

Kalaja e Dodës
Kalaja e Dodës ndodhet në qarkun e Matit, në Shqipëri dhe është një vend me histori të lashtë. Ajo besohet se i përket periudhës ilire dhe ka shërbyer si një fortesë mbrojtëse për banorët e zonës. Kalaja ndodhet në një pozicion strategjik, duke ofruar pamje të gjera mbi luginat përreth dhe rrugët tregtare të dikurshme.
Rrënojat e kalasë tregojnë për mure të ndërtuara me gurë të mëdhenj, një teknikë tipike e fortesave ilire. Përveç vlerës historike, zona përreth është e pasur me natyrë të bukur, duke e bërë atë një destinacion interesant për eksploruesit dhe studiuesit e historisë.
Përgatiti: Eljona Gjoka

Shpella e Nezirit
Shpella e Nezirit ndodhet rreth 800 m në verilindje të shpellës së Blazit në zonën e Matit. Gërmimet janë bërë më 1979-1981. Vendbanimi ka pasur një jetë mjaft të gjallë, që vërtetohet nga trashësia e shtresës kulturore deri në 4 m dhe horizontet e shumta të banimit. Janë përcaktuar tre periudha: eneoliti, bronzi i hershëm dhe bronzi i mesëm.
Karakteristike për eneolitin është qeramika njëngjyrëshe gri në të zezë, e ngjashme me qeramikën eneolitike të Maliqit. Për periudhën e bronzit të hershëm, tipike është qeramika shiritore dhe ajo pseudobarbotine. Qeramika e bronzit të mesëm është punuar më me kujdes, paraqitet e thjeshtë, por më e larmishme nga format.
Përgatiti: Eljona Gjoka

Kanioni i Urakës
Gjendet në luginën e Urakës, në pjesën fundore gati në grykëderdhjen e lumit të Urakës, në lindje të fshatit Bruç, në Njësinë Administrative Rukaj të Bashkisë Mat. Ky kanion shtrihet në lartësi mesatare prej 350m mbi nivelin e detit, është rreth 1km i gjatë, me lartësi rreth 50-70m dhe me gjerësi 20-30 m. Ky kanion është formuar në gëlqerorë, duke formuar mikrorelievë mjaft të larmishëm. Në formacionin gjeologjik të tij ka guva e shpella karstike të paeksploruara. Duke qenë se mbart vlera shkencore gjeomorfologjike, didaktike, ekologjike dhe turistike është kategorizuar si gjeomonument kategoria III (MN).
Përgatiti: Eliona Gjoka

Guri Bardhë – Histori, Kultura dhe “Festa e Gujës”
Vendndodhja dhe gjeografia:
Guri Bardhë ndodhet në juglindje të Luginës së Matit dhe në verilindje të Shqipërisë, në një lartësi mesatare prej 825m mbi nivelin e detit. Terreni i tij është i thyer dhe malor, duke e bërë një vend me pamje të bukura natyrore dhe histori të pasur.
Kalaja e Petralbës (Gurit të Bardhë), e njohur edhe si Kalaja e Gurit të Bardhë, ndodhet në pjesën e poshtme të fshatit dhe mbi fshatin Fshat, në një kreshtë malore me lartësi 778m. Ka pasur rëndësi strategjike gjatë kohës së Kastriotëve, duke u renditur pas Kalasë së Stelushit. Historiani Marin Barleti e përshkroi si një vend të fortifikuar që mund të mposhtej vetëm nga uria. Në fund të shekullit XV dhe fillim të shekullit XVI, Guri i Bardhë ishte një nga vendbanimet më të rëndësishme në Shqipëri, me një numër shtëpish më të madha se shumë qytete të kohës. Ishte pas Shkodrës (282 shtëpi), Prizrenit (557), Gjirokastrës (302) dhe Krujës (128), ndërsa Elbasani dhe Berati kishin më pak se 100 shtëpi.
Lidhja me Pjetër Budin: Guri Bardhë është vendlindja e Pjetër Budit, një nga shkrimtarët dhe klerikët më të njohur të shekullit XVI. Ai lindi në vitin 1566 dhe mori mësimet e para në këtë fshat, ku qëndroi deri në moshën 21-vjeçare.’’Festa e Gujës” (Festa e emigrantëve).
Fillimi dhe qëllimi: Festa nisi në vitin 2010 nga emigrantët e kthyer për pushime, me qëllim forcimin e lidhjeve mes banorëve dhe brezave të rinj.
Koha e mbajtjes: Çdo vit, të dielën e dytë të gushtit.
Vendi i Festës: Zona e quajtur Gujë, një vend piktoresk me freski, ujë dhe rrugë të aksesueshme për banorët dhe vizitorët.
Pergatiti: Eliona Gjoka


Shtëpia e Pjetër Budit Livadhet e Gujës
Kepi i Skënderbeut
Kepi i Skënderbeut, porta hyrëse e bukurive magjike për udhëtarët e natyrës. Aty ku nis legjenda e Skënderbeut, aty ku nis fluturimi me kale nga njëra anë e malit në tjetren, aty ku gjenden gjurmët e kalit të stampuara nga shekujt në gurë, gjendet Kepi i Skënderbeut.
Kepi i Skënderbeut gjendet në kufirin fundor të fshatit Vig të bashkisë Mat, aty ku hapet porta e Mbasdejes, malit më të lartë në malet e mesme, Deja. Pjesën e pasme e ka një parajsë natyrore me vargmale dhe një pllajë që çan mes malesh, deri në Fushë-Pela, aty ku thyhet me malin e Runjës dhe ku nis pasqyra liqenore e Lurës.
Monumenti Natyror Kepi i Skënderbeut, pasqyrohet nga AKZM ( Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura). Ky Monumenti Natyror gjendet në Mbasdejë, në afërsi të fshatit Vig të rrethit Mat. Ky quhet ndryshe edhe gjeomonument, i cili ndodhet 1170 m mbi nivelin e detit.
Njihet edhe me emrin Kalaja e Skënderbeut. Përbën një gur gëlqeror, me formë të veçantë afërsisht në formën e një kërpudhe dhe kjo si pasojë e veprimit të agjentëve të jashtëm atmosferikë dhe atyre tektonikë. Është i gjatë 120 m, 25 m i gjerë dhe 140 m lartë, ndërsa sipërfaqia 2 ha.
Në lidhje me ngjashmëritë që shfaq, legjenda e lidh me Skënderbeun. Ai e ka përdorur atë si pikë vrojtimi. Ky gjeomonument natyror edhe sot mbart vlera shkencore, didaktike, ekologjike dhe kulturore për të cilat ai ka marrë edhe statusin Monument Natyre. Vizitohet sipas rrugës rurale Burrel- Mbasdejë.
Kjo zonë është një nga vendet më të bukura të turizmit malor, biodiversitet i ndryshëm, larmia e florës dhe e faunës, pamjet marramendëse të jashtëzakonshme që ndryshojnë si me magji e bëjnë këtë zonë jo vetëm një parajsë turistike, por një vend ku legjenda, historia bëhen bashkë si një dekor që shoqëron udhëtarët pasionantë të natyrës.
Përgatiti: Griselda Meta

Muzeumi Historik i Matit
Muzeu Historik i Matit është inauguruar më 29 nëntor 1967, me rastin e 25-vjetorit të Çlirimit të vendit. Por zanafilla e evidentimit dhe grumbullimit të materialeve me vlera historike dhe kulturore daton në vitin 1964. Ish-përgjegjësi i bibliotekës së Matit, Dilaver Kurti mbuloi për tre vjet edhe punën e drejtorit të Muzeut Historik. Asokohe në qendër të qytetit, në afërsi të Hotel Turizmit “Mati” u përshtat një godinë si Muze. Muzeu aktual ndodhet 250 metra larg qendrës së qytetit të Burrelit, në fund të rrugës “Rezhep Pashë Mati”.
Ky objekt funksional dhe me vlera arkitekturore është projektuar nga arkitekti i njohur Valentin Voshtina në vitin 1983 dhe përfundoi së ndërtuari në vitin 1985. Është përuruar më 30 tetor 1986. Nga pikëpamja arkitekturore godina është një kombinim i kështjellës me banesën matjane dhe disa elemente të objekteve kishtare. Godina është ndërtuar me tri kate mbi tokë që shërbejnë si mjedise ekspozimi dhe një kat e gjysmë nëntokë, aktualisht jo funksional, ndërkohë me disa vite më parë ka shërbyer për mjedise laboratori, konservimi, magazinimi, kaldaja etj. E gjithë sipërfaqja e Muzeut Historik Mat është 1200 m2 , nga të cilat 836 m2 kanë shërbyer si mjedise ekspozimi dhe 286 m2 mjedise pune, zyra për administratën, salla për biseda, arkiv, etj. Muzeu nga jashtë është i rrethuar nga kangjella dhe ka një mjedis me drunj dekorativë dhe lule të ndryshme, të cilat janë përshtatur me klimën e qytetit të Burrelit
Gjatë vitit 1986 u hatua platforma për mirëfunksionimin e Muzeut. Ajo përfshinte periudhat; Lashtësi, Mesjetë, Rilindja, Mati i Kuvendeve, Mati dhe Skënderbeu, Monarkia, Lufta Nacionalçlirimtare,Periudha e ndërtimit socialist dhe pavijonet; shëndetësi, arsim, zhvillim ekonomik, si dhe një pavijon i gjërë kushtuar etnokulturës së Matit. Këto pavijone ekzistojnë edhe sot, por për shkak të trazirave të vitit 1997, mungojnë disa nga ato. Në Muze përfaqësohen të gjitha periudhat e lashtësisë me neolit, bakër, bronx, hekur, antikiteti ilir, mesjeta e hershme, por ka një varfëri objektesh për shkak të dëmeve të shkaktuara në pranverën e vitit 1997.
Në vitet 1967-1992 Muzeu Historik Mat është drejtuar nga Dilaver Kurti, 1992 nga Avni Leka, 1992-1998 nga Vladimir Barhani, 1999-2008 nga Sefer Duka, prej 2008 nga Suzana Kurti (Gjokola). Në këtë muze kanë punuar historianët Mëhill Elezi, Vjollca Loci, Sanije Zeneli, Fatos Doda. Kanë kontribuar edhe piktorë e fotografë të trevës së Matit si: Miftar Cubi, Vlash Gjoni, Alfred Stafasani. Në Muze janë dy tablo (piktura) murale të titulluara Kuvendi i Dukagjinit i vitit 1601-1602 dhe Kryengritja e Matit e korrik-gushtit 1943, të realizuara nga piktorët e talentuar Naxhi Bakalli e Fatmir Haxhiu. Shtatorja e Luftëtarit ilir është punuar nga skulptori Hektor Dule.
Në vitin 1988, në një konkurs ballkanik që u zhvillua në Plovdiv të Bullgarisë për veprat (godinat) kulturore, të paraqitura me foto dhe skica, godina e Muzeut Historik Mat, ndodhur në qytetin e Burrelit, ka fituar çmimin e parë. Muzeu ka në mjediset e tij materiale historike dhe të dhëna arkologjike, etnografike dhe arkivore të gjithë trevës së Matit, me një popullsi afro 65 mijë banorë.

Përgatiti :Griselda Meta
LIQENET E BALGJAJT
Liqenet akullnajore të Balgjajt ndodhen në malin e Balgjajt, mbi fshatrat Kurdari dhe Patin që i përkasin Bashkisë Klos me ndarjen e re administrative. Mali i Balgjajt ka lartësi 2101m mbi nivelin e detit. Relievi është i copëtuar, ku majat më të larta janë: maja e Mucekut (2100m), maja Gurrat e Zeza (2079m) dhe maja e Arnishtës (2073m) etj. Proceset akullnajore e kanë përpunuar kurrizin e këtij mali dhe kanë formuar cirqe, lugje e kreshta akullnajore, në të cilat gjenden 5 liqene akullnajore: Liqeni i Luleve (1570); Liqeni i Zotnive (1580); Liqeni i Dhive (1500); Liqeni i Hysen Beut (1520); dhe Liqeni i Zi (1620); 2 liqenet: Liqeni i Madh dhe Liqeni i Vogël që i përkasin fshatit Patin, pas kreshtës lindore të kufirit të Bashkisë Klos, ndodhen edhe 7 liqene akullnajore të Kacnisë që i përkasin Bashkisë Dibër. Në tërësinë e tyre, këto liqene akullnajore përbëjnë një kompleks natyror turistik (rreth 15 liqene të mëdha që mbajnë ujë gjatë gjithë vitit) me vlera të patjetërsueshme të turizmit natyror. Secili nga liqenet mbart një emërtim që lidhet me një histori, legjendë, karakteristikën apo edhe pronësinë se kujt i përket.
Liqeni i Zi, i njohur për thellësinë e tij, është i karakterizuar nga ngjyra e errët. Liqeni i Vashës i cili mbart edhe një legjendë interesante që ka të bëjë me një vajzë të re nga Kuleni i Kurdarisë, Liqeni e i Zotnive rreth të cilit gëzonin e festonin zotërinjtë, Liqeni i Hysen beut (pronari), i luleve, Liqeni i Dhive etj. Zona përrreth liqeneve është e pasur me pyje e kullota, burime të freskëta ujore, që e bëjnë këtë zonë tepër për çdo turist.
Përgatiti: Griselda Meta

Përfundime
Duke lundruar nëpër guidën turistike te Matit, shihen veçori të përdorimit të teksteve të ndryshme: argumentuese, rrëfyese, përshkruese, infromuese-paraqitëse dhe udhëzuese, të cilat janë pjesë e studimit të lëndës së gjuhës shqipe.
Teksti informues-paraqitës
Shumica e tekteve janë informuese-paraqitese. Ato japin informacione të ndryshme në lidhje me vendodhjen gjeografike të vendeve turistike; historinë e tyre;
P.sh.: jepen informacione për vendndodhjen e Matit (të Shqipërisë Veriore)
Gjatësia e lumit Mat (115 km)
Kepi i Skëndërbeut (ndodhet 1170 m mbinivelin e detit.)
Muzeumi Historik i Matit (më 29 nëntor 1967)
Nga veçoritë gjuhësore shihet:
P.sh.: Mati ka një terren kryesisht malor dhe kodrinor, me disa fusha të vogla buzë lumit Mat. Klima e tij është mesdhetare-kontinentale, me dimra të ftohtë dhe vera të ngrohta. Ky rajon është i njohur për historinë, kulturën dhe natyrën e tij mahnitëse. (fjali të thjeshta)
Treva e Matit
Është një zonë atraktive me potenciale e pasuri që mundësojnë një eksperiencë turistike të veçante, ku vend të rëndësishëm zënë monumentet historiko-kulturore, sitet arkeologjike, kalatë e qytezat ilire e mesjetare, kullat e urat prej guri, burimet natyrore, zonat e mbrojtura si parqe kombëtare e monumente natyrore, veçoritë gjeografike e biologjike, peisazhe tërheqëse e rrugët panoramike. (fjali të gjata ose periudha)
Teksti argumentues
Teksti argumentues përfshihet ose integrohet te teksti përshkrues.
P.sh.: Së pari: tërheq vëmendjen një listë e kështjellave të Epirit të ri që jep Prokopi i Cezares si të ndërtuara nga perandori Justinian në shekullin VI, e cila përfshin edhe krahinën e Matit midis të cilëve është Stefaniokon dhe fortesa Ketron.
Së dyti: në mbishkrimin e kishës së Rubikut(1261-1266) përmendet emri i një kapiteni të arbërve Andrea Vrana, i cili sipas dokumentave, qendrën e tij e kishte në Cmibri domethënë në Xibër.
Teksti përshkrues
Te paragrafi shihet qartë përshkrimi me detaje të hollësishme i vendit. (Kepi i Skënderbeut)
-Përshkrimi bindës: siç e përmendëm te teksti argumentues.
-Përshkrimi informues: “Ky kanion shtrihet në lartësi mesatare prej 350 m mbi nivelin e detit, është rreth 1km i gjatë, me lartësi rreth 50-70m dhe me gjerësi 20-30 m. Ky kanion është formuar në gëlqerorë, duke formuar një mikrorelievë mjaft të larmishëm.” (Kanioni i Urakës)
-Përshkrimi shprehës: Shihet kudo nëpër tekste, të cilat janë të pasura me shprehje figurative, ndjesi dhe mozaik ngjyrash... P.sh.: “Liqeni i Ulzës nuk të fton thjesht të soditësh, por të përjetosh. Të shijosh notin në ujërat e tij të freskëta, të provosh fatin me peshkimin e pasionuar ose thjesht të ulesh në një cep të qetë dhe të dëgjosh simfoninë e natyrës që këndon përjetësinë. Ky vend të mëson të duash thjeshtësinë, të vlerësosh qetësinë dhe të kuptosh se lumturia ndonjëherë gjendet në valët e buta të një liqeni të qetë. Liqeni i Ulzës nuk është thjesht një destinacion, por një vend ku zemra gjen paqen dhe shpirti rilind.”

Teksti rrëfyes
Shihet përdorimi i fjalive të ndryshme, të cilat përcjellin emocione dhe mbresa, si: “Duke ecur më thellë në shpellë, ndjeva heshtjen e thellë që thyhej vetëm nga pikat e ujit që binin ritmikisht mbi gurët e lagësht.”
Përdoren figura letrare si:
krahasimi (që vareshin nga tavani si thika të kristalta)
metafora (heshtjen e thellë që thyhej vetëm nga pikat e ujit)
epitete (të kristalta, më tërheqëse, atmosferë të qetë dhe frymëzuese. )
Përgatiti: Grupi i Guidës turistike.
FJALOR DIALEKTOLOGJIK I MATIT
HYRJE
Gjuha shqipe ka dy dialekte: dialektin verior ose gegërishten dhe dialektin jugor ose toskërishten. Krahina e Matit përfshihet në dialektin verior. Përsa i përket nëndarjeve të mëtejshme të dialekteve, Mati përfshihet në nëndialektin ose të folmen e gegërishtes qendrore.
1. Gegërishte veri-perëndimore
2. Gegërishte veri-lindore
3. Gegërishte qendrore
4. Gegërishte jugore
5. Të folme kalimtare
6. Toskërishtja veriore

7. Toskërishtja e Labërisë
8. Toskërishtja e Çamërisë
9. Toskërishtja e arvanitasve
10. Toskërishtja italo-shqiptare
Në disa dokumentarë të botuar për Matin nga mësuesja e gjuhë-letërsisë, Mimoza Kurti, thekson se gegërishtja përfshet dy nëndialekte, siç janë gegërishtja veriore dhe gegërishtja jugore. Gegërishtja veriore shtrihet në të djathtë të Matit, ndërsa gegërishtja jugore shtrihet në të majtë të Matit.
Pra, luni Mat sherben si një vijë ndarëse midis këtyre dy nëndialekteve, e folura e Matit bën pjesë në gegerishten jugore ku përfshihet edhe ajo Shqipërisë së Mesme.
Disa nga tiparet dalluese të së folmes së krahinës së Matit janë të ngjashme me krahinat e dialektin verior. Por nga hulumtimi që është bërë, shihet që ka edhe varietete të ndryshme midis krahinave dhe
duke u thelluar më tej, shohim që ka dallime edhe midis fshatrave të krahinës së Matit.
Grupi ynë ka bërë hulumtime nëpër fshatra të ndryshme të Matit, duke evidentuar fjalë dhe shprehje tipike të së folmes së tyre. Disa nga fshatrat që janë marrë si referime janë:
Lisi, Guri i Bardhë, Derjani, Rremulli, Uraka, Burgajeti, Gërmani, Frankthi, Rripa etj.
Në këto fshatra janë parë ndryshime fonetike, morfologjike dhe leksikore në raport me njëri-tjetrin, por edhe me gjuhën standarde.
Përgatiti: Arkis Lika
Fjalë dhe shprehje dialektore të fshatit Lis
Lëmë – Vend ku rrihet grur
Kashar – Magazinë për drithë
Vath – Stallë për bagëti
Sofër – Tavolinë e ulët tradicionale për të ngrënë.
Shtrojë – Mbulesë për dyshemenë ose krevatin
Breshkë – Këpucë të trasha ose çizme
Pesh – Thasë me drithë ose produkte të tjera.
Pajmë - Bërje ose punë, si për shembull “pajmë diçka” për të bërë diçka.
Shkall - Shkallë, mund të përdoret për të përshkruar një ngjitje ose një lloj dërgese.
Rrezë - përdoret për të nënkuptuar diçka që është afër ose poshtë, për shembull “rrëzë malit”.
Këthjel -përshkruan ndihmën ose drejtimin për në një vend ose shërbim.
Mishkë - mish, zakonisht përdoret për mishin e blektorëve që ndodhen në fshat.
Prrall – Gropë me ujë ose vend me baltë
Krahlosh – Fëmijë i vogël, zakonisht përdoret për djem.

Shprehje të urta të përdorura në fshatin Lis
1. “Kush ha dhe punon, ai e mban familjen.”
- Kjo shprehje thekson rëndësinë e punës dhe kujdesit për familjen. Ajo nxjerr në pah lidhjen e ngushtë mes punës dhe mbijetesës.
2. “I shpejti s’ka krahë.”
-Kjo shprehje përdoret për të paralajmëruar se veprat e shpejta mund të jenë të pasuksesshme dhe se gjithçka duhet bërë me kujdes dhe planifikim.
3. “Kush nuk e sheh thellë, nuk e gjen bukur.”
-Kjo thënie ka të bëjë me rëndësinë e të kuptuarit të thellë të gjërave, duke nënkuptuar që shpesh për të kuptuar vlerën e diçkaje, duhet të shohim më shumë se sipërfaqja.
4. “Buzëqeshja është shenjë e zemrës së pastër.”
- Kjo thënie thekson se një fytyrë e lumtur është një pasqyrë e shpirtit të pastër.
5. “Mali është i lartë, por nuk është i paarrirë.”
-Kjo thënie përdoret për të inkurajuar ata që hasin vështirësi në jetën e tyre, duke u thënë se gjithçka mund të arrihet nëse përpiqesh në jetë.
6. “Dora e ndihmës është gjithmonë më e shtrirë se goja.”
- Kjo do të thotë që ndihma e vërtetë është ajo që bëhet në heshtje dhe
pa shumë fjalë, duke përfshirë veprimet më shumë se premtimet.
7. “Kush mbjell erë, do të korrë stuhi.”
-Një shprehje që tregon se veprimet negative do të kenë pasoja të këqija për ata që i bëjnë.
Përgatiti:Alerdo Shahini
Fjalë dhe shprehje të Gurit të Bardhë
Ka po ban - çfarë po bën
Ku je, mor burrë! - Ku je… (përdoret shpesh si përshëndetje)
A e ke kry punën? - A e ke përfunduar punën?
Hajde kadalë! - Ec ngadalë!
Mos u mërzit! - Mos u shqetëso!
A e ndin? - A po e dëgjon?
Jo për gja! - S’ka gjë, ska problem!
Qysh je? - Si je?
A ke naj haber? - A ke ndonjë lajm?
Urdhno! - Urdhëro!
Po merr erë. - Po vjen era. (shpesh për motin)
Asht ftoht. - Është ftohtë.
Asht i sert. - Është i vështirë.
E ka zan belaja. - Ka telashe të mëdha.
Hajde knej! - Eja këtu!
S’u ba gja. - Nuk ndodhi gjë.
Gurbetçi - emigrant
Shtrojë - dysheme
Qila - Tavani

Fjalë dhe shprehje të Gurit të Bardhë
“Qysh t’ka halli?”- Si je, si po ia kalon?
“U ba nami!” - U bë problem i madh
“E pat me t ‘zanun”- Ishte e sigurtë që do të ndodhtë.
“S’ka gja, rri i qetë!” - Mos u shqetëso!
“Ika si era!” - Ika me shpejtësi!
“I bani hesapet keq!” - I llogariti gjërat gabim!
“Asht burrë fjale!” - Është njeri i besës!
“Mos e zgjat ma shumë!” - Mos u merr më me këto punë!
“E ka gjakun e nxetë!” - Është njeri që nxehet shpejt
“Asht punë e madhe kjo!”- Kjo është dicka shumë e rëndësishme!
“Po bjen shi si me qit prej kove!”- Po bie shi shumë i madh!
“Ka nis me u prish moti!”- ka filluar të keqësohet moti!
“Po fryn era me t’marr me veti!”- Era është shumë e fortë!
“Asht kohë me dal bagtija!” - Është mot i mirë për me nxjerrë bagëtinë!
“Vrej punën tane!”- Shih punën tënde!
Përgatiti: Argelia Cela
Fjalë dialektore të Rripës
Fillikat – vetëm
Katun - fshat
Cemi - pjatë (leksi)
Palare - petaniku
Kaptinë - kokë
Anej - andej
Voe - vezë (grupi va)
Sabah - mëngjes
Kallxo - trego
Lamsh - lëmsh
Masanej - pastaj
She – përrua
Tlyn - gjalp
Odë - dhomë
Bastall - gotë
Shkam - stol leksikor
Konak - shtëpi
Rranxë - rrëzë
Derdimen - budalla
Opinga - këpucë

Fjalë të urta të fshatit Rripë
“Po nuk punove, nuk ha.” – Kjo tregon se punë e palodhur nuk sjell asnjë të mirë.
“Lajmi i mirë, nuk vonon.” – Kur diçka e mirë do të ndodhë, e merr vesh shpejt.
“Kush s’di të bëjë, mësohet me kohë.” – Tregon se gjithkush mund të mësojë, mjafton të ketë vullnet.
“Kur një derë mbyllet, një tjetër hapet.” – Ka gjithmonë mundësi të reja pas vështirësive.
Përgatiti:Argelia Cela
Fjalë dhe shprehje dialektore të fshatit Derjan
Fjalë të zakonshme:
• Qysh je? - Çkemi! Si je?
• S’ka gajle! - Nuk ka rëndësi!
• Ka je tu shku? - Ku po shkon?
• S’di gja! - Nuk e di
• I untë - i uritur
• Hishma – tani
Shprehje popullore:
• “Mos ta nin!” - Mos u mërzit!
• “Asht puna keq!” - Situata nuk është e mirë.
• “Kush t’ka inat, le t’plasë!” - Mos u shqetëso për ata që nuk të duan.
• “S’ma merr menja!” - Nuk besoj.
• “Po shohim e bojna” - Do ta shohim dhe do të vendosim.

Fjalë të urta të fshatit Derjan
Ja disa fjalë të urta tradicionale nga fshati Derjan dhe zona e Dibrës:
1. “Mos e shiko gunën, po shiko punën.” → Mos gjyko dikë nga pamja e jashtme, por nga veprat e tij.
2. “Fjala e butë, hekurt e tun.” → Fjala e mirë ka fuqi më shumë se forca.
3. “Ku punon dora, s’mban vend goja.” → Kur njeriu punon, nuk ka kohë për fjalë boshe.
4. “Shpia mbahet me nder, jo me ther.” → Një familje qëndron me respekt dhe harmoni, jo me grindje.
5. “Miku i mirë duket në ditë të vështirë.” → Miqësia e vërtetë provohet në kohë të vështira.
6. “Kush ngutet, rrëzohet.” → Nxitimi sjell pasoja të këqija.
7. “Uji fle, hasmi s’fle.” → Edhe kur duket qetësi, duhet pasur kujdes nga armiqtë.
8. “Ma mirë nji herë i kuq, se nji mijë herë i verdhë.” → Më mirë të përballesh njëherë me vështirësitë, sesa të vuash gjatë.
Përgatiti:Arli Lika
Fjalë dialektore të fshatit Gërman.
Hudut- kufiri i oborrit
Kamare-hapesire ne mur ne ane te oxhakut
Gjethë – gjethe
Bujk – fshatar, fermer
Tane – tani
Alete-mjete per pergatitjen e kafes
Pavaç-lodhje e teprt
Kallxoj – tregoj
Hup – humb
Qeshu – qesh
Shpej – shtëpi
mharame-shami koke
levere - lecke
Shnosh – shëndoshë
Lyp – kërkoj
Vraftë – vraftë (mallkim lehtë)

Shprehje dialektore nga zona e Gërmanit
“Ku je, bre burrë?” – Ku je, or burrë?
“A e sheh çka po bajmë?” – A e sheh çfarë po bëjmë?
“Mos u ba marak!” – Mos u shqetëso!
“Na jena këtu!” – Ne jemi këtu.
“N’kraj t’shpies!” – Në anën e shtëpisë.
“Diku n’katun…” – Diku në fshat.
“Ika se u terr.” – Ik, se u errësua.
“Lshoma pak ujë!” – Më jep pak ujë.
“Bane çka dush.” – Bëj çfarë të duash.
“Hajde n’sofër.” – Hajde të hamë.
Përgatiti: Arsa Duka
Fjalë dialektore të Frankthit
Hekra – hekuri
Dromcë – copë e vogël, grimcë
Hajzë – prag, kufi
Bajrak – flamur, zonë fisnore
Veshtrill – vështrim
Damatë – dhëndurë, burrat e shtëpisë
Marak – shqetësim
Gurëzi – zonë shkëmbore me gurë të zinj
Rrunjë – rrënjë
Sokëlldis – shqetësoj
Vërvis – hedh me forcë
Paloj – flas shumë, tregoj
hudut- kufiri i oborrit
kamare- hapësirë në mur në anë të oxhakut
alete- mjetet që përdoreshin për përgatitjen e kafesë
pavaç- lodhje e tepërt
mharame- shami koke
levere- leckë

Shprehje dialektore të Frankthit
“Ka je, mor burrë?” – Ku je, o burrë?
“A ke hangër bukë?” – A ke ngrënë?
“Po shkoj ke shpija.” – Po shkoj në shtëpi.
“Hajde n’odë!” – Hajde brenda në dhomë.
“E ka zanë synin.” – I ka rënë syri diçkaje (ka pëlqyer diçka).
“U ba çamë.” – U bë rrëmujë, doli jashtë kontrollit.
“Mos e çil gojën kot!” – Mos fol kot.
“N’qafë t’koftë!” – Të qoftë për mirë! (por ndonjëherë përdoret ironikisht).
“Ma shpejt se era.” – Më shpejt se era.
“Po ma hup mendjen.” – Po më çmend, po më huton.
“Hajde, mos baj hajgare!” – Hajde, mos bëj shaka.
“A e shef çka po ndodh?” – A e sheh çfarë po ndodh?
“Hajde t’kapim rrugën!” – Hajde të nisim rrugën.
“Ka dalë si thiu prej ferrës.” – Ka dalë shpejt dhe çrregullt.
“Asht burrë me fjalë.” – Është burrë i ndershëm dhe i besës.
Përgatiti:Arsa Duka
Fjalë dialektore të fshatit Urakë
Tlyn - Gjalp
Kalle - misër
Petka - rroba
Tamël - qumësht
mec - djalë
Bulirë - bidon
Gjaluc - kërrusur
Kaurr - katolik
Makbull – qerasje (leksikor)
Leca - rroba
Skordhje - hudhra (leksikor)
Shilte - dyshek
Drankë - kotele
Qé - dem
Kâjca-dhëmbë
Qitape - libra
Slí - stol
Maxhe - raft
Burgj - kasolle bagëtish
Tërkuz - litar
Përgatiti: Arkis Lika

Fjalë dialektore të fshatit Burgajet
• Gjahile – Njeri i paditur ose mendjelehtë.
• Hajkë – Djathë i thërrmuar në hirrë.
• Lëmë – Vend ku mblidhet e rrihet gruri.
• Zymar – Njeri i heshtur dhe i mbyllur në vetvete.
• Koshadhe – Kuti apo enë ku ruhet ushqimi (zakonisht mielli ose drithërat).
• Vrrajë – Përrua ose kanal i vogël uji.
• Truç – Vogëlush ose diçka e vogël
• Gjugash – Një lloj këpucësh apo opingash tradicionale..
• Rrasa – Pllakë guri ose truall i rrafshët.
• Gërxhe – Shkëmbinj ose terren i thyer malor.
• Përcë – Lëkurë e djegur nga dielli.
• Xhuxh – Gjë e vogël ose njeri i shkurtër.
• Torbë - çantë tradicionale
• Zabërhan – Njeri që flet shumë ose pa vend.
• Tullumbace – Top i fryrë ose fëmijë i shëndoshë.

• Pshesh – Bukë e thërrmuar me lëng mishi ose qumësht.
• Shkarpa – Dru të vegjël për zjarr.
• Gjurm– Gjurmë ose shenjë në tokë
Shprehje dhe fraza dialektore nga Burgajeti:
• “Ku i ke ment?” – Përdoret kur dikush bën diçka pa logjikë.
• “Hajt se t’pjek dielli” – Do ta kuptosh më vonë (shprehje ironike).
• “Mos u ban me vesh të ariut!” – Mos bëj sikur nuk dëgjon.
• “E hangri dreqi!” – Ka përfunduar keq.
• “S’ka gjë të keqe, po s’ka as të mirë.” – Një situatë e paqartë
• “Rrin si pulë në shi.” – Dikush që duket i lodhur ose i humbur.
• “U ba kiameti!” – U bë rrëmujë e madhe.
• “Asht ba si peshku pa ujë.” – Është në hall të madh.
Përgatiti: Arsika Marku
Fjalë dialektore të fshatit Rremull:
• Barkushë – Fëmijë i vogël dhe i shëndoshë
• Gjaxhup – Xhaketë e trashë për dimër
• Shkarpa – Dru të vegjël për zjarr
• Kashatë – Kafshatë buke
• Trak – Zhurmë e madhe
• Huj – Shtyllë druri ose objekt i gjatë dhe i hollë
• Qerre – Karrocë e madhe me rrota për transport
• Gazep – Situatë e vështirë ose rrezik
• Vrik – Shpejt, menjëherë
• Matar – Diçka që është në rrezik të bie ose të prishet.
• Llumhan – Njeri i ngadaltë ose përtac
• Shakllabë – Djalë i vogël ose njeri i pashkathtët
• Kutullaç – Diçka e rrumbullakët ose njeri i shëndoshë
• Vranë – Re të errëta që sjellin shi.
• Gupth – Enë e vogël druri për qumësht
• Fërfëllazë – i lëzishëm
• Gjelbazë – Njollë ose diçka e ndotur
• Shqap – Djalë kokëfortë ose i pabindur
• Lëmashkë – Rrëmujë ose diçka e pakuptueshme
• Gushtak – Njeri i shkurtër dhe i fortë
• Gjezdis – Ecje pa qëllim ose shëtitje e kotë
• Harmat – Rroba të grisura ose të pista
• Strajcë – Torbë e madhe për të mbajtur ushqim
• Llang – Njollë e madhe
• Tujk – Enë prej druri për të mbajtur ujë
• Shngulë – E ngulitur fort, e palëvizshme
• Gushat – Lule ose bimë që mbijnë vetë
• Hutje – Mbetje në mendime ose hutim
Përgatiti: Arsika Marku

Shprehje dhe fraza dialektore nga Rremulli
• “E ka zanë dreqi!” – Ka marrë fund, s’ka shpëtim.
• “S’u ba kijameti!” – Nuk është ndonjë gjë e madhe.
• “E prishi synin.” – I pëlqeu shumë diçka.
• “Hajt se t’zen nata!” – Lëviz shpejt, mos vono
• “Po i bje fyellit në një vrimë.” – Po përsërit të njëjtën gjë kot.
• “Mos u ban si kulshedër!” – Mos u bëj i egër ose i vrazhdë.
• “E ka zanë me grykë.” – E ka marrë shumë seriozisht diçka.
• “Shko e pyet bletën, se s’të rren” – Shprehje për të treguar se duhet të pyesësh dikë që di më shumë.
• “Hupi si pluhni n’ere.” – U zhduk pa gjurmë.
• “Asht ba si peshku n’ranë.” – Është në hall të madh.
• “I rrafsha udhët.” – Shprehje dashamirësie për dikë që udhëton.
• “M’i hupi ment.” – Më çmendi ose më lodhi shumë.
• “E preu në besë.” – E tradhtoi.
• “E ka ftyrën si llulla e mullinit.” – Nuk skuqet nga turpi.
• “S’e ka shtrëngu hala mirë rripin.” – Nuk është ende i pjekur ose i pavarur.
• “Hajde de!” – Thirrje për të nxitur dikë të veprojë.
Përgatiti:Arsika Marku
Toponime të ndryshme
Në lidhje me toponimëe vendeve të Matit ka burime të ndryshme, disa janë edhe hipoteza. Disa dalin edhe sipas defterit turk 1467).
Mat-Matja, Emathia, sipas gjuhëtarit N. Jokli emri vjen nga gjuha shqipe dhe ka lidhje me fjelën mat’anë lumit.
Klos-Kilas
Lis-Liz
Frankth-Frank
Bejn-Bijan
Gërman-Termal (banja termale) ose nga pushtimi gjerman
Komsi-Kombësi (ka pasur shumë popullsi
Burrel-Burjil
Karicë- gorica (nga dardha e egër)
Rreth-Baz-Rethabat
Ceruja-Ciruja
Derjan-Dirjan
Stelushi-Stullushi (Varosh)
Ceruja-Ciruja
Xibër-Cmibër-Cipër-Xibër
Baz-Bazëda-Bazë
Guri i Bardhë-Bilikamin
Gjoçaj- vjen nga një fis i ardhur Gjoçi që populloi fshatin.
Toponime të fshatit Karicë
Sheshi i Ahmatit, Sheshi i Gjikës, Rrethi i Koke, Ara e Marxhinëve, Pylli i Veshkuqes, Rrethi i Kolbardhës, Suka e Nikës, Suka e Doke, Prroi i Pelave, Livadhi i Priftit, Rrethi i Kolbardhës, Livadhet e Kol Skurës, Ara e Vlashit, Kroi i Gjinit, Kroi i Isufit, Ara me Ferra, Ara e Gjurit, Bishti i Sheshit etj.
Siç shihet toponimet janë të ndërtuara kryesisht me emra me prejardhje katolike që do të thotë që kjo zonë ka qenë e banuar nga popullsi katolike, e cila është myslimanizuar plotësisht.
Marrë nga libri: Hitoriku i fshatit Karicë, Hasan Hasani.
Përgatiti: Arsika Marku
Shprehje dialektologjike
Disa nga fjalët e urta më të bukura shqiptare
- Ku ka tym,ka edhe zjarr.
- Hekuri rrihet sa është i nxehtë.
- Fshati që duket, nuk do kallauz.
- Pika-pika mbushet pusi.
- M'ka djeg tamli e i fryej Kosit.
- Dita e mirë shihet në mëngjes.
- Gjarprin godite në kokë
- Nata s'ka ispat (dëshmitar).
- Ara e zezë, por buka e bardhë.
- Pa hangër hudër, nuk t'vie era.
- Ku ka zë s'është pa as gjë.
- Delja që ndahet prej bylyku, e han ujku.
- Udhës së rrehne e grues së krehne, mos ju ndaj.
- Mos e vret se t'kallxon vet. -
- Qeni që leh, nuk të kafshon.
- Miku është mik e jo armik.
- Mos e qesh kojshin, kur e ke të binë.
- Peri i ngatëruar, nuk zgjidhet me nguti.
- Sa jeton aq mëson.
- Mos e kqyr doken, po kqyrja kokën.
- Miku i mirë shihet në ditë të vështira.
- Trimi nuk ik nga lufta, frikacaku ik prej një krisme.
- Guri rëndë peshon n'vend të vet.
- Bukë e kryp në vatrën tane.
- Pasaniku koprac i ngjan miut që flen në tas të dukatit.
- Mos ia bo askujt atë çka nuk don ty me ta bo.
- Në daç lyp, në daç lep, pa punue kush s'të jep.
- Lumi fle, armiku s'fle.
- Për një gozhdë shkon patkoi, për patkuan shkon edhe kali.
- Nuk u lodhe sot, do të mundohesh mot.
- E bën bujku arën, s'e bën ara bujkun.
- Gjella me kripë e kripa me karar.
- Fërterja në zjarr e peshku në det .
- Unë fol për lisa e ai fol për fshisa.
- Njherë të vje nafaka kah dera.
- Shtype mizorin, mos kin dhëmbshuri, se shtypja mbi shtypjen është drejtësi.
- Ai që rri ndër dardhë, han dardha.
Burimi: https://www.facebook.com/mati.matjanet/
Dallimet fonetike, morfologjike dhe leksikore
Disa nga tiparet dalluese të së folmes matjane, në raport me gjuhën standarde, të cilat janë vërejtur gjatë mbledhjes së këtyre fjalëve shihen te:
Shprehjet e tipit ku ë-ja e patheksuar bie: Kush t’ka inat, le t’plasë! - Kush të ka inat, lëre të plasë!
Rënia e [ë]-së është tipar dallues i gjithë dialektit verior, kjo quhet edhe dukuria e elizionit, e cila mbizotëron në të folmen e Matit.
Përgatiti: Arsa Duka
Në të folmen e Matit shihen këto dallime në raport me standardin.
Dallimet leksikore
Shumica e fjalëve të përdorura në të folmen matjane, e ndryshojnë formën plotësisht, si:
Përgatiti: Arsa Duka
Antologji letrare
pjesa 1. (përralla, legjenda, mite, gjëegjëza, fjalë të urta)
Në këtë antologji letrare, nxënësit njihen me folklorin e Matit përsa i përket përrallave, legjendave, miteve dhe gjëegjëzave që mbart krahina jonë. Si kudo në Shqipëri, edhe Mati ka folklorin e tij, të cilin mund ta përcaktojmë si një trashëgimi e gjallë e kulturës së një kombi.
Besimi në përrallat dhe legjendat është një formë e kulturës, edukimit dhe ndjeshmërisë së matjanëve, të cilët kanë ecur përballë historisë së tyre. Por ajo që mbetet më e rëndësishme, është ruajtja e këtyre traditave dhe përshtatja e tyre me të renë.
Përrallat dhe legjendat janë shoqëruese e njeriut që në fëmijërinë e tij dhe vazhdojnë ta edukojnë atë, duke i kujtuar se jeta e vërtetë ngrihet mbi ngadhënjmin ndaj vdekjes, e mira fiton ndaj së keqes, e bukura ndaj së shëmtuarës dhe e drejta mbi padrejtësinë. Këto kategori të së vitytshmes dhe të moralshmes, i gjejmë te shumica e përrallave, legjendave dhe fjaleve te urta të krahinës së Matit.
Krahina jonë mbahet për vlera të veçanta të tyre. Ato dallohen për një kolor të larmishëm ngjyrash dhe për stilin interesant të të rrëfyerit. Shprehin tërë potencialin mendor dhe intelektual të popullit të thjeshte matjan.
Gërshetimi i elementit fantastik me atë real i bëjnë legjendat tepër tërheqëse për lexuesin. Njeriu gjithmonë ka dashur që kategoritë e së bukurës dhe heroikes t’i veshë me tisin e madhështisë.
Përvoja e urtë e matjanëve ne aspekte të ndryshme të jetës, jepet nepermjet fjalëve e urta.
Grupi ynë, nëpërmjet burimeve të ndryshme, nga bisedat me banorë të disa zonave të Matit ka sjellë disa përralla, legjenda, mite dhe gjëegjëza.
Përgatiti: Iris Gjasta
Legjenda e Orëve dhe Trimave nga Matit
Dikur, në trevat e Matit, njerëzit besonin se trimëria dhe fati i burrave nuk ishin vetëm çështje gjaku dhe force, por edhe dhuratë e Orëve, zanave të maleve që mbronin të drejtët dhe i bekonin trimat e vërtetë. Në këtë krahinë, tregojnë për një djalë të ri të quajtur Lekë, i cili ishte i njohur për guximin dhe zemrën e tij të pastër.
Leka ishte rritur në një familje të varfër, por kishte një shpirt luftëtari. Ai nuk kishte frikë nga asgjë dhe ndihmonte këdo që kishte nevojë. Një natë, kur po pushonte pranë një burimi në mal, dëgjoi një zë të ëmbël që e thërriste. Duke u afruar, pa tri gra të hijshme, me veshje të bardha si bora dhe me flokë të gjatë që u binin mbi supe. Ishin Orët e malit.
Njëra prej tyre iu afrua dhe i tha:
-Lekë, zemra jote është e pastër dhe e guximshme. Ne kemi ardhur për të të bekuar. Do të kesh forcën e dhjetë burrave, por kujdes: këtë dhuratë duhet ta përdorësh vetëm për të mbrojtur të dobëtit dhe për të mbajtur fjalën e dhënë. Nëse e përdor për egoizëm apo padrejtësi, fuqia do të të braktisë.
Leka u përul me respekt dhe u betua se do ta përdorte këtë fuqi për të mbrojtur popullin e tij. Nga ajo ditë, askush nuk mund ta mundte në dyluftim. Ai u bë një luftëtar i pathyeshëm, duke fituar beteja kundër cubave dhe armiqve që kërcënonin fshatin. Populli e nderonte dhe e donte për drejtësinë e tij.
Por një ditë, një prijës i pasur dhe ziliqar vendosi ta testonte Lekën. Ai i dërgoi njerëzit e tij për ta provokuar dhe për ta nxitur që të përdorte forcën për gjëra të liga. Një natë, në një tryezë gostie, prijësi i tha:
-Lekë, e dimë që je më i forti, por a mund ta vërtetosh duke mundur mikun tënd më të ngushtë?
Leka e kuptoi që po e shtynin drejt një rrugë të gabuar. Ai u ngrit në këmbë dhe tha:
- Orët më dhanë forcë, por jo për t’u ndeshur me vëllezërit e mi. Më mirë të humb fuqinë sesa të përdor dhuratën për padrejtësi.
Me këto fjalë, Orët u shfaqën për një çast në dritën e hënës dhe buzëqeshën. Leka e ruajti fuqinë dhe nderin e tij, legjenda e tij vazhdon të tregohet edhe sot në Mat, si një shembull se forca e vërtetë qëndron te drejtësia dhe besa.
Burimi : Mimoza Kurti
Përgatiti: Iris Gjasta

Legjenda e peshqve dhe rojeve të Skënderbeut
Thuhet se vendqëndrimi i Skënderbeut ka qenë në Majedhë, midis fshatrave Laç dhe Lufaj. Pikërisht aty, ku qëndronte me ushtrinë e tij, ai kishte ndërtuar një basen peshku. Ky basen nuk ishte thjesht për zbukurim apo ushqim, por një lloj sistemi paralajmërimi për rrezikun që mund të vinte nga turqit.
Skënderbeu urdhëroi që pranë basenit të qëndronin rojë dy ushtarë, të cilët duhet të vëzhgonin me kujdes peshqit. Nëse peshqit fillonin të dridheshin ose të dukeshin si të ngordhur, rojet duhej ta lajmëronin menjëherë Skënderbeun, pasi kjo ishte një shenjë se ushtria osmane po afrohej për të sulmuar.
Ditët kalonin dhe rojet qëndronin të palodhur në detyrën e tyre, por pas një kohe ata filluan të mërziteshin nga rutina e përditshme. Nga pakujdesia dhe lodhja, ata hodhën në basen një lule helmuese, duke mos menduar për pasojat. Helmimi i ujit dobësoi peshqit, të cilët nisën të dridheshin dhe të silleshin si të vdekur.
Rojet, të alarmuar nga ajo që panë, njoftuan menjëherë Skënderbeun. Ai u ngrit me shpejtësi, mblodhi ushtrinë dhe u pozicionua në pritje të armiqve. Por ditët kalonin
dhe asnjë ushtar osman nuk u shfaq. Pas dhjetë ditësh pritjeje të kota, Skënderbeu u kthye në vendqëndrim dhe urdhëroi që rojet të paraqiteshin para tij. Kur ata dolën para tij, Skënderbeu e kuptoi gabimin e tyre dhe u dha dënimin. Ai i mallkoi që kurrë të mos bëheshin dy shtëpi. Thuhet se nga koha e Skënderbeut deri në vitin 1900, këto familje nuk u bënë kurrë dy shtëpi.
Burimi : Fatmir Klosi
Përgatiti : Laua Klosi

Legjenda e Shkallës së Tujanit
Një nga legjendat më të njohura për Matin është ajo e Skënderbeut dhe Shkallës së Tujanit. Sipas kësaj legjende, gjatë kohës së pushtimeve osmane, Skënderbeu dhe luftëtarët e tij shpesh fshiheshin dhe organizonin sulme nga malet e Matit.
Thuhet se një herë, pas një beteje të ashpër, ai dhe ushtria e tij po ndiqeshin nga forcat osmane. Për t’i shpëtuar, ata u drejtuan nga malet dhe lumi Mat. Kur arritën në një zonë me shpate të pjerrëta, Skënderbeu i dha kalit të tij një shkelm të fuqishëm dhe kali kërceu nga një shkëmb i lartë në anën tjetër të lumit. Ky vend u bë i njohur si “Shkalla e Tujanit,” (Kepi i Skenderbeut) sepse aty u duk sikur kali kishte lënë gjurmë të një shkalle të fshehtë.
Legjenda thotë se vetëm Skënderbeu dhe kali i tij mundën të kalonin, ndërsa ndjekësit osmanë mbetën të bllokuar dhe u tërhoqën.
Ky vend sot përmendet si një simbol i zgjuarsisë dhe guximit të heroit kombëtar.
Burimi: Anonim
Përgatiti: Lediona Gjoka


Legjenda e Fatit
Të moshuarit dhe legjendat thonë se fati është i shkruar. Për këtë bën fjalë edhe kjo histori.
Në një nga fshatrat e Matit, një djalë i ri rreth 20 vjeç po ecte rrugës, përmes një fshati.
Në njërën nga shtëpitë lindi një foshnjë, një vajzë. Djaloshi dëgjoi të qarat e saj dhe, në të njëjtën kohë, dëgjoi një zë që i tha:
-Tani lindi fati yt!
Ishte Ora e Fatit që po e lajmëronte për atë që e priste. Djali, i tronditur dhe i mërzitur, tha:
-Jo! Nuk do të pres kaq gjatë beqar, s’do ta pres atë fëmijë!
Kështu, ai ndaloi pranë shtëpisë dhe priti derisa të gjithë i zuri gjumi. Pastaj hyri fshehurazi në shtëpi, mori foshnjën dhe e nguli në një nga hujtë e gardhit pranë shtëpisë. Pas kësaj, ai u largua.
Prindërit, të tmerruar, pasi dëgjuan të qarat, kërkuan në gjithë shtëpinë, por më kot, vajza nuk gjendej askund. Kur panë nga dritarja, vërejtën se ajo ndodhej në gardh. E morën dhe e futën brenda. Për çudi, vajza ishte ende gjallë. Të gjithë mendonin se vetëm xhindet mund ta kishin marrë, askush nuk e dinte të vërtetën.
Pas shumë vitesh, vajza u rrit dhe u bë një zonjushë e bukur. Për habi, udhëtari ishte ende beqar. Fati deshi që ata të takoheshin përsëri, të njiheshin dhe të dashuroheshin. Si përfundim, ata u martuan bashkë.
Natën e parë të martesës, djali vuri re një shenjë në trupin e vajzës dhe e pyeti:
-Si e ke marrë atë shenjë?
Ajo, me zë të dridhur, tha:
-Natën e parë të lindjes më kanë rrëmbyer xhindet dhe më kanë ngulur në gardh. Kështu, të paktën, më kanë treguar prindërit. Djaloshi, i cili pothuajse e kishte harruar atë histori, u shtang në vend kur dëgjoi ato fjalë.Si përfundim, ai i tregoi të vërtetën dhe, që nga ai moment deri në ditën e fundit të jetës, nuk reshti së besuari në fat.
Burimi: Vjollca Cakoni, Lis
Përgatiti: Orgesto Koleci

Përrallë "Tri kismetet"
Na ishte një herë një burrë, që nuk i shkonin punët mirë dhe shkon te një hoxhë për ta pyetur për fatin e tij. Hoxha i thotë:
– Ti ke 3 kismete, prandaj duhet të marrësh një rrugë dhe në atë rrugë do t’i takosh 3 kismetet e tua.
Ec e ec dhe i qëllon të kalojë një lumë. Në breg të tij përpëlitet një peshk. Burri e pyet:
– Çfarë ke, mor peshk?
Peshku ia kthen:
– Më ka mbetur diçka në fyt, të lutem më ndihmo.
Burri ia vendos këmbën pikërisht te velëzat dhe e shtyp fort. Nga goja e peshkut del një perlë shumë e bukur dhe e çmuar. Peshku i thotë:
– Merre, se më shpëtove jetën.
Burri ia kthen:
– Jo, nuk e dua, se unë kam 3 kismetet e mia.
Burri vazhdon rrugën dhe takon 2 burra që po hapnin një gropë.
– Çfarë po bëni? – u thotë burri.
– Këtu çdo verë bie zjarr dhe na djeg ullishten, – ia kthejnë burrat.
Burri i ndihmon të gërmojnë. Aty gjejnë një arkë me flori. Burrat i propozojnë ta"
ndajnë, por shtegtari refuzon:
– Jo, kam kismetet e mia unë.
Ai vazhdon rrugën dhe në një pyll takon një ujk që nuk arrinte të hapte gojën.
Ujku e pyet:– Si të bëj, se po vdes urie? Kam ditë pa ngrënë.
Burri i propozon ujkut që njeriun e parë që do takojë ta hajë, por ujku i kthehet:
– Po ti je njeriu i parë, – thotë ai. – Ky është fati yt që i le kismetet e tua rrugës. Dhe ky qe fati i burrit naiv.
Burimi: Shyqyrie Koçi, Gurrë e Vogël
Përgatiti: Lozjana Koka

Legjenda e Gurit të Nuses
Dikur, në këto anë, kaloi një nuse e bukur me një tufë dasmorësh. Gëzimin e kësaj dite ua ndërpreu djali i pashait me njerëzit e tij. U bë luftë dhe dasmorët ranë në fushëbetejë. Nusja mbeti e vetme përballë djalit të pashait, i cili, përveçse donte gjak, kërkonte t’i merrte edhe nderin.
– O Zot! – thirri nusja nën duvak, – hape këtë shkëmb të më përpijë.
Kali hingëlliu fort, trokiti rëndë patkonjtë dhe fluturoi poshtë. Nusja ngrin. U bë një copë shkëmb. Gjëmojnë rrëpirat e malit deri poshtë dhe jehona përcillet përtej lumit Mat.
Këtij shkëmbi i thonë edhe “Guri i Qyqes”, pasi ajo qëndron përherë aty dhe vajton tragjedinë e nuses së re.
Burimi: https://bordo.al/2019/07/02/te-njohim-shqiperine-legjenda-e-gurit-te-nuses
Përgatiti: Klajdi Gjinaj

Tri amanetet
Na ishte njehere nje baba. Para se te vdiste, i la amanet të birit tri porosi: “Qeverinë mik, mos e bëj, gruas mos i trego gjithçka, atij që do i bësh të mirën, priti të keqen”. Djali, pasi i vdiq i ati, donte të provonte amanetet që i kishte lënë i ati. Djali punonte te mbreti, i vjedh kaprollin mbretit dhe shkon në shtëpi. Kur shkon në shtëpi, i thotë gruas: “Kam vjedhur kaprollin e mbretit për ta hangër, por mos i thuaj kujt”. E fut kaprollin e mbretit në një dhomë dhe e mbyll me çelës. Gruja del duke mbushur ujë te kroi, atje vjen dhe një grua tjetër dhe i thotë: “Ka humbur kaprolli, nëse nuk e gjejmë, mbreti do e nxjerrë burrin tim prej pune.” Jemi shumë në hall, nëse e di se ku është, do të të jap shumë lekë”. “Ta gjej unë kaprollin”, - i thotë gruaja. “Kaprollin e mbretit e ka marer burri im dhe e kemi hangër”, - i thotë. Gruaja tjetër shkon në shtëpi, i tregon burrit të saj se kaprollin e ka vjedhur filan person. Pastaj ky burri i tregon mbretit se kush e kishte vjedhur kaprollin dhe kështu, e arrestojnë djalin që e kishte vjedhur. E dënojnë me varje. Mbreti pyet: “Kush do ia heqi shkallët për ta mbytur?” Po vinte një person dhe thotë që ia heq unë shkallët. “Para se të më varni, kam për të folur nja dy llafe. Baba im më ka lënë tri amanete; qeverinë mik mos e bëj, gruas mos i beso, atij që i bën të mirën, priti të keqen”, - thotë djali. Sapo do i hiqnin shkallët, djali u thotë: “Merreni këtë çelësin, shkoni në filan shpi!” Shkojnë atje ku u tha personi, hapin derën, kur shikojnë kaprollin e mbretit. E marrin kaprollin dhe shkojnë te mbreti. Mbreti çuditet, pastaj ky djali i thotë: “Unë e bëra këtë për të provuar amanetet e babës. Për një kaproll ti mbret me vare në litar, gruaja duke hangër e duke pirë sa të dojë, për lekë më shiti, ai që donte të më hiqte shkallët e do
më varte, ishte personi që kur ishte në burg, jam lutur sa herë për ta nxjerrë prej burgu.
Mbreti thotë: “Babai yt paksa qenë më i zgjuar se unë” dhe personi shpëtoi.
Burimi: Merjeme Hysa, Gurë i Bardhë
Përgatiti: Gerti Ballabani

Legjenda “Gjurmët e kalit të Skënderbeut”
Legjenda “Gjurmët e kalit” në fshatin Rremull është një nga shumë legjendat që i kushtohen heroit tonë kombëtar, Skënderbeut.
Sipas kësaj legjende, thuhet se Skënderbeu së bashku me kalin e tij, duke shmangur nga turqit, janë hedhur nga njëri shkëmb në tjetrin. Edhe sot mendohet se aty janë gjurmët e kalit të Skënderbeut.
Banorët e zonës besojnë se gjurmët kanë fuqi mistike dhe sjellin fat të mirë për këdo që kalon aty. Hedhja ka qenë kaq e fuqishme, saqë njerëzit mendojnë se kali ka rënë në një luginë si gropë, ndërsa samari ka rënë ne anën tjetër. Lagjja ku ka rënë samari sot quhet Samaj, ndërsa lagjja ku ka rënë rripat e kalit quhet Sparryp.
Legjenda “Gjurmët e kalit të Skënderbeut” në Rremull është vetëm një nga shumë legjendat që përforcojnë lidhjet historike dhe kulturore të këtyre zonave me Skënderbeun.
Burimi: Xhevrie Sulaj, Rremull
Përgatiti: Iris Gjasta

Legjenda e Urës së Vashës
‘Ura e Vashës’ fillimisht nuk kishte këtë emër. Ajo quhej ‘Ura e Skurës’ dhe u ndërtua si vepër bamirësie nga Haxhi Hajrulla Skura, i cili vinte nga lagjja ‘Mansaj’ e Gurit të Bardhë. Kjo ndodhi rreth 300 vjet më parë.
Më vonë, një vajzë nga një familje e fisit Skuraj të Gurit të Bardhë nuk mundi të martohej. Para tre shekujsh, kjo konsiderohej një fatkeqësi për familjen, pasi të “mbetej vajza në derë” ishte turp në traditën shqiptare.
Familja u përpoq me çdo mënyrë që t’i çelte fatin, por pa sukses. Në fund, vasha vendosi të ndërtonte një urë me të ardhurat e saj, duke e kthyer këtë akt në një simbol dhe duke i dhënë urës emrin që mban sot: ‘Ura e Vashës’
Edhe sot Ura e Vashës, me legjendën e saj tërheq vizitorë të shumtë.
Burimi: https://observerkult.com/ura e vashes.
Përgatiti: Iris Gjasta


Përrallë: Vasha e Kulenit
Në malet e Balgjajt, thuhet se jetonte një vajzë e çuditshme, gjysmëpeshk dhe gjysmënjeri. Ajo kishte trupin e njeriut deri në gjoks, ndërsa nga beli poshtë ishte si një peshk, me bisht të gjatë dhe shkëlqyes. Vajza jetonte në liqenin e Balgjajt dhe e izoluar, ku asnjë njeri nuk guxonte të afronte. Ajo dilte çdo natë për të kërkuar shpirtra që t’i merrte me vete. Thuhet se kur iu afroheshin ndonjë lumit ose liqenit, ajo i tërhiqte ata në thellësi të ujërave, duke i zhdukur përherë. Ajo ishte një krijesë e errët, që i fuste në errësirën e natës.
Njerëzit e fshatit besonin se ajo kishte fuqi të mëdha dhe mund të kontrollonte ujin dhe çdo gjë që kishte lidhje me të. Shpesh, ata e shikonin atë duke shkuar në liqenin e thellë për të kërkuar viktimat e saj. Por ka edhe nga ata që thonë se ishte një shpërblim, një krijesë që ndihmonte ata që e respektuan. Ajo doli një natë të errët për të tërhequr një djalë të ri, që ishte i magjepsur nga bukuria e saj. Ai iu afrua, por ndërsa e shikonte, e kuptoi se ajo ishte një krijesë e rrezikshme. Pasi ia doli të shpëtojë, ai u kthye dhe ia tregoi fshatit se ajo nuk ishte një njeri, por një qenie mitologjike që duhej shmangur.
Njerëzit e fshatit, tani të frikësuar, i qëndronin larg lumit dhe maleve. Vajza e çuditshme vazhdoi të dilte natën dhe askush nuk guxonte t’i shkonte më afër. Ajo mbeti një shenjë e frikës dhe një kujtim i mistershëm i natyrës së egër. Pas kësaj, vendi ku ajo qëndronte u quajt “Vasha e Kulenit ”, dhe ajo vazhdoi të jetë një histori që u transmetua brez pas brezi.
Burimi: Fatmir Klosi, Balgjaj
Përgatiti:Laua Klosi


Përrallë: Nastradini I
Nastradini mendohet të ketë qenë një njeri shumë besimtar, që vazhdimisht e adhuronte Allahun. Kur ishte i ri, Nastradini punësohet pranë një plaku, i cili ishte i lidhur shumë me Allahun dhe që ishte kasap. Aty punonin edhe dy djem të tjerë. Ky plaku, pasi e therte dashin, e rrjepte, e ndante mishin nga kockat. Ndërsa kockat i mblidhte, u këndonte diçka dhe kockat përsëri ktheheshin në dash.
Një ditë, punetorët menduan që ta bëjmë edhe ne, ashtu siç e bënte plaku. Njëri e theri dhe e rrjepi, tjetri e copëtoi mishin dhe e pjeku. I morën kockat, filluan t'i frynin, por nuk e kthyen dot përsëri në dash. Ndërsa Nastardini nuk bëri asnjë gjë, vetëm i shikonte dhe qeshte. Vjen plaku, por shikon që dashi nuk ishte.

Pyet njërin: "Ku është dashi"?
"E therëm", - thotë ai. "Kush e theri?" - pyet plaku.
"Unë e thera dhe e rrjepa", - thotë djali.
"Të rrjepshin edhe ty, ashtu siç rrjepe dashin!" -e mallkon plaku.
"Ku është mishi?"
"Mishin e copetova dhe e pjeka", - thotë djali tjetër.
"Të pjekshin edhe ty ashtu, siç ke pjekur dashin!" - thotë plaku.
"Po ti Nastradin, çfarë bëre?" - e pyet plaku.
"Unë s'kam bërë asgjë, vetëm kam qeshur", - thotë Nastradini.
Plaku thotë: "Qeshtë e gjithë bota me ty, ashtu siç ke qeshur ti me këto!"
Mesazhi i përrallës: "Njeriu e bën vetë fatin e tij. Siç e merr jetën, ashtu të shkon edhe ajo."
Burimi: Njazi Kaçeli, Gurë i Bardhë
Përgatiti: Laua Klosi

Legjenda e Vajzës së Valiut
Sipas kësaj legjende, në lashtësi, Mati ishte sunduar nga një vali, (guvernator) i fuqishëm osman, i cili kishte një vajzë shumë të bukur dhe të mençur. Ajo ra në dashuri me një djalë shqiptar, një luftëtar trim që luftonte kundër pushtuesve osmanë. Kur valiut i mbërriti lajmi për këtë dashuri, u tërbua dhe urdhëroi që vajza të mbyllej në kështjellë, ndërsa djali të kapej dhe të vritej.
E dëshpëruar, vajza nuk pranoi të jetonte pa dashurinë e saj. Thuhet se ajo u hodh nga një shkëmb i lartë mbi lumin Mat, duke zgjedhur më mirë vdekjen sesa jetën pa liri.
Legjenda thotë se vendi ku ajo u hodh mori emrin “Shkëmbi i Vajzës” dhe ende sot, kur fryn era mbi lumë, dëgjohen klithmat e saj të dhimbshme.
Kjo legjendë simbolizon sakrificën për dashurinë dhe lirinë, dy vlera të mëdha për shqiptarët.
Burimi : Anonim
Përgatiti : Lediona Gjoka

Një legjendë për liqenet e Balgjajt
Një herë, shumë vite më parë, aq sa nuk mbahet mend, një çoban mbante tufën e tij të deleve pranë Liqenit të Zi në Balgjaj. Ai ishte shumë i dhënë pas bagëtive të tij dhe, megjithëse kishte disa qindra krerë, i njihte një e nga një të gjitha delet dhe deshët.
Edhe tufa e deleve, sapo dëgjonte tingujt e fyellit të tij, i mblidhej përreth, sikur të ishin magjepsur nga meloditë që ai nxirrte. Rreth liqenit kishte ushqim të bollshëm për bagëtinë. Natyra ishte treguar bujare. Përveç liqenit, që kishte një
E zezë si korbi, e bardhë si bora, aty buronin disa ujëra të kristalta që përshkonin shpatin e malit dhe derdheshin në liqen.
Aty kishte zgjedhur vendin bariu për të mbajtur tufën e tij, që s’e kishte shoqen në të gjithë atë zonë. Thonë se ai ishte nga Bërshini. E respektonin të gjithë, sepse ishte punëtor dhe i dashur me bashkëfshatarët.
Një ditë, sapo kishte përfunduar mjeljen e bagëtive dhe delet ishin shpërndarë në livadh midis liqenit dhe pyllit me pisha, vuri re një dash të zi mes tufës. Nuk i dha shumë rëndësi, duke menduar se mund të ishte i ndonjë tufe tjetër që veronte në malet e Balgjajt.
Por diçka e tërhoqi drejt tufës. Vuri re se dashi i zi po çiftëzohej me delet, ndërsa deshtë e tjerë nuk reagonin fare. Bariu nuk donte të ndërronte racën e deleve të tij,
ndaj u përpoq ta kapte dashin e zi. Ishte e pamundur. Sa hap e mbyll sytë, dashi i shpëtoi nga duart dhe, me shpejtësinë e një rrufeje, u hodh në liqen. U fut në thellësi dhe nuk u pa më. Kjo ngjarje e çuditshme u mbajt e fshehtë nga bariu. Ai mendoi se askush nuk do ta besonte dhe do të bëhej gazi i botës.
Kur delet nisën të pjellin, ai ndjeu një shqetësim të pashpjegueshëm. Dhe ashtu ndodhi. Lindën 40 qengja, të gjithë të zinj dhe të gjithë meshkuj. Ishin të bukur dhe të shëndetshëm, çka tërhoqi vëmendjen e të gjithë fshatit. Por bariu vazhdoi të ruante sekretin e tij.
Kur erdhi pranvera, ai e ngriti tufën përsëri në mal, në vendin e zakonshëm dhe mori me vete edhe qengjat e zinj, që kishin lindur nga çiftëzimi me dashin mistik. Ata ishin shumë të lidhur me delet mëma.
Sapo arritën në kullotë, qengjat u shqetësuan. Në mëngjesin e ditës së parë, ende pa lindur dielli, nga liqeni doli dashi i zi. Bariu po e priste me ankth. Dashi doli në breg dhe qengjat që kishin lindur prej tij iu afruan menjëherë, duke e ndjekur nga pas. Ai i mori me vete në liqen… dhe asnjëherë më nuk u panë.
Kjo është një nga legjendat e liqeneve të Balgjajt.
Burimi: Sami Koleci, Zenisht
Përgatiti: Orgesto Koleci


Liqenet e Balgjajt
Legjenda e shkëmbit
Në një zonë të Matit ndodhet një shkëmb i lartë, për të cilin thuhet se një vajzë është shndërruar në gur. Sipas mitit, një vajzë e re dhe e bukur, e cila nuk pranonte të martohej me një burrë të zgjedhur nga familja, u arratis në male për t’i shpëtuar martesës së padëshiruar. Ajo u lut me shpirt që më mirë të bëhej gur sesa të detyrohej të martohej me dikë që nuk e donte.
Zoti ia dëgjoi lutjen dhe e ktheu në shkëmb, i cili qëndron edhe sot si një simbol i lirisë dhe vendosmërisë së grave matjane.
Burimi: Hanke Gjinaj, Karicë
Përgatiti : Lozjana Koka

Përrallë: Nastradini 2
Nastradini kishte qenë njeri i zgjuar, i ditur dhe shumë i shkathët. Ai dinte të kalonte çdo situatë. Nastradini bëhet shok me tre diva. Mirëpo, divat ishin të fuqishëm, por ai nuk ishte i fuqishëm që t’i përballonte.
Një ditë i thonë divat:
- Merre këtë lëkurën e buallit (e përdornin për të transportuar ujë), mbushe me ujë edhe sille.
Ajo ishte shumë e madhe dhe Nastradini nuk e mbante dot. Atëherë ky filloi të hapë një kanal, e ke parasysh, kanali ishte nga poshtë lart.
Divat prit e prit se mos po vinte Nastradini me ujë, por ai nuk po vinte, prandaj shkojnë për ta parë. Kur shkojnë atje, shikojnë që Nastradini po hapte një kanal.
-Çfarë po bën, o Nastradin? -e pyesin ata.
- Po hap një kanal uji, - thotë Nastradini, -që të mos lodhemi ta mbajmë përditë, e marrim ujin dhe e çojmë te dera.
- Po uji nuk shkon lart, - i thonë.
Një ditë tjetër, e marrin me vete të mbajnë një tra. Divat ishin të fuqishëm, secili mbante nga një tra në krah dhe ecnin, kurse Nastradini nuk mbante asnjë. Ai i lidhi trarët me një fill spango.
- Full access to our public library
- Save favorite books
- Interact with authors

I digjitalizuar (e-libri)

- < BEGINNING
- END >
-
DOWNLOAD
-
LIKE(3)
-
COMMENT()
-
SHARE
-
SAVE
-
BUY THIS BOOK
(from $31.39+) -
BUY THIS BOOK
(from $31.39+) - DOWNLOAD
- LIKE (3)
- COMMENT ()
- SHARE
- SAVE
- Report
-
BUY
-
LIKE(3)
-
COMMENT()
-
SHARE
- Excessive Violence
- Harassment
- Offensive Pictures
- Spelling & Grammar Errors
- Unfinished
- Other Problem

COMMENTS
Click 'X' to report any negative comments. Thanks!